
Disa prej protestuesve janë ngjitur në shkallët e godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat e Policisë kanë krijuar një kordon për të penguar afrimin e mëtejshëm drejt institucionit. Siç shihet edhe në pamje, vihet re një numër i madh i efektivëve të policisë, ndërkohë edhe Bulevardi para Kryeministrisë është i mbushur me protestues.
Mes protestuesve është edhe e moshuara që njihet si “Nëna e Revolucionit”, e cila ka vendosur stikera në dyert e godinës me mbishkrimin: “Rama jep dorëheqjen”.