Flash

Promise, nigeriani që ia bëri jetën të vështirë Messi, gjendet i vdekur në Austin

Lapsi.al 4 October 2019
Promise, nigeriani që ia bëri jetën të vështirë

“L'Austin Bold FC është tronditur nga vdekja e Isaac Promise, të mërkurën në mbrëmje në moshën 31 vjecare. Mendimet tona shkojnë për familjen, miqtë e shokët”. Në këtë mënyrë klubi amerikan i Usl, United Soccer League, kategoria e dytë amerikane, ka njoftuar vdekjen e papritur të futbollistit nigerian, ish-kapiteni Olimpik, që udhëhoqi afrikanët drejt medaljes së argjendtë në Kinë në 2008.

Sipas ndërtimit të ngjarjes, Promise ka humbur jetën pas një kolapsi të pësuar në palestër në apartamentin e tij në Austin, Teksas. Mendohet se shkaku ka qenë një problem në zemër. Bobby Epstein, pronari i Austin Bold, ka shtuar se "urojmë me zemër që gruaja dhe fëmijët e tij të gjejnë forcë e paqe, ndërsa luftojnë për ti bërë ballë vdekjes së tij. Humbja më e madhe që një skuadër mund të pësojë, nuk është në fushën e lojës, por është vdekja e një shoku". Promise, lindur në Zaria, Kaduna State, në veri të Nigerisë, në dhjetor 1987, kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara në 2018 tek Georgia Revolution e Npsl, kategoria e tretë amerikane, duke shënuar menjëherë 7 gola në 13 ndeshje. Më pas erdhi thirrja e Austin, klubi i ri i Usl në Konferencën e Perëndimit, në muajin janar.

Promise eksperiencën e kishte fituar me moshat e Nigerisë. Kur ishte 18 vjec ishte kapiten i Under 20, finaliste e Botërorit 2005, e mundur nga Argjentina e Messi (dygolësh në finale) e Agueros në Utrecht. Lojtari i kishte udhëhequr Super Shqiponjat olimpike në Pekin, në 2008, bashkë me ish-interistin Obinna e ish-Everton Anichebe, duke e mbyllur përsëri me argjend përballë Albicelestes së Leos, Di Marias e Riquelme. Promise kaloi tek Gençlerbirligi në Turqi, pasi Manchester United e kishte përjashtuar në një testim (ku kishte shkuar bashkë me Obi Mikel). 12 sezone në Turqi mes Trabzonspor, Manisaspor, Antalyaspor, Balıkesirspor, Karabükspor e Giresunspor, e mes tyre vetëm një vit në Arabi në 2014 tek Al-Ahli. Goli i fundit, në ndeshjen e fundit në SHBA, Promise e kishte shënuar në 2 shtator në Rio Grande Valley. Lamtumirë Promise, edhe pse nuk i mbajte të gjithë premtimet…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI