Flash

“As b... s’keni për të thënë të vërtetën…” çështja tërbon familjen Insigne, por merr kthesën e papritur

Lapsi.al 4 October 2019
“As b... s’keni për të thënë të

Lorenzo Insigne mbetet emri i ditës në Napoli pas qëndrimit në tribunë në Champions League ndaj Genk. Kapiteni i të kaltërve është tashmë në thyerje të mardhënieve me klubin, duke iu rikthyer divergjencave të pak muajve më parë. Vendimi i Ancelotti ka tërbuar sulmuesin, por edhe familjen Insigne: “Il Mattino” flet për mesazhin e shkruar nga i vëllai i madh, Antonio, në rrjetet sociale (më pas i hequr): “As b... s’keni për të thënë të vërtetën, një gol dhe një asist çdo 63 minuta: e drejtë, është i shkëlqyer, apo jo”, duke i shtuar situatës drejtimin e papritur, falë ndërhyrjes së Mino Raiola.

Menaxheri i Insigne nuk është nga ata që bëjnë prapaktheu pa një qëllim të caktuar, ndaj dhe për të bërë zjarrfikësin, ai që zakonisht është zjarrvënësi, Raiola duhet të ketë më shumë se një motiv. E përditshmja saktëson se Raiola e ka qetësuar situatën dhe i ka lënë të kuptojë që ajo e Ancelotti ka qenë vetëm një leksion për të ardhmen dhe se mes Insigne e trajnerit nuk duhet të ketë të çara apo fërkime.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI