Flash

Diskretitimi i Fatma Pajës në media/ Pedagogu: Ajo që ju e quani dhunë, ne e quajmë rezistencë!

Lapsi.al 29 November 2026

Diskretitimi i Fatma Pajës në media/ Pedagogu: Ajo që ju e quani

Artistja Fatma Paja është preja e radhës e mediave të qeverisë, një nga protestueset e para të flamingove që sot është shpallur si një komplotiste e rrezikshme, për shkak se policia ka gjetur fishekzjarre në makinën e saj. Këto fishekzjarre janë përdorur vazhdimisht nga protestuesit kundër policisë në protesta. Por pasqyrimi që po i bëhet në media Fatma Pajës, sikur të ishte ndonjë kriminele e rrezikshme ka nxitur reagimin e pedagogut të gazetarisë, Ervin Goci që e quan këtë një fushatë të ndyrë për diskretitimin e aktivistëve. "Ajo qe policia e quan dhune dhe akte me rrezikshmeri, ne nga krahu i te vjedhurve dhe me shenjat e dhunes mbi shpine e quajme Rezistence, - si e vetmja forme per te ruajtur Kombin, Shtetin, Republiken tone" thotë Goci në një mesazh në rrjetet sociale.

Mesazhi i pedagogut në rrjetet sociale

Policia qe Enean, djalin e rrahur barbarisht ne ambjentet e policise se shtetit, e shpalli me komunikate zyrtare sikur e kishin rrahur te panjohur perballe Hotel Dajtit, ka nxjerre nje komunikate me emer dhe mbiemer per nje prej aktivisteve me te dedikuara te Revolucionit Flamingo, sikur e kane kapur ne ndonje akt terrorist. Ajo quhet Fatma dhe per 180 dite ka qene me fytyre dhe e arrestuar perballe policeve. Po flasim per dike qe eshte perleshur fizikisht çdo dite me policine, dhe eshte arrestuar. Pardje pasdite e kam takuar dhe e gjeta duke shkruajtur pankarta, madje kemi transportuar bashke dhe banerin e madh qe u hap ne shesh. Nese eshte kapur me lende plasese ne operacion te policise, dhe qenka zberthyer nje rrjet kaq i rrezikshem, kujt ia ka marre keto mjete, a i ka bere vete, ku po i çonte, a i ka hedhur gjekundi, a eshte demtuar njeri prej sjelljes se saj?! Pse kriminelet qe kane nga gjashte vrasje jepen me iniciale dhe aktivistet postohen me emer-mbiemer?
Çfare eshte kjo fushate e ndyre per diskretitimin e aktivisteve, kur krimineleve u ruhet fytyra?! Refuzoj dhe çdo tentative per ta denigruar emrin e aktivistes, sidomos kur flitet per kriminele me uniforme. Nuk dua te bej gjykatesin dhe po ia le gjykates qe ta shqyrtoje rastin konkret, por nuk mund te rri pa thene qe ato qe policia e quan dhune dhe akte me rrezikshmeri, ne nga krahu i te vjedhurve dhe me shenjat e dhunes mbi shpine e quajme Rezistence, - si e vetmja forme per te ruajtur Kombin, Shtetin, Republiken tone.
Kur Populli ngrihet per te Drejta nuk ka Dhune, sepse po luftohet me nje mekanizem represioni, dhunen e ushtrojne ata qe kane rrembyer te gjithe format kundershtise paqesore dhe presin qe ne te behemi pelte perpara tyre. KJO NUK KA PER TE NDODHUR!
 
Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI