Flash

Video/ Fitore me frikë për Lazion: poker i Arsenal, spanjollët kalojnë provën

Lapsi.al 3 October 2019
Video/ Fitore me frikë për Lazion: poker i Arsenal, spanjollët

Është mbyllur sipas pritshmërive, të paktën sa i takon skuadrave pretendente, në raundin e dytë të Europa League. Sevilla e Getafe fitojnë ngushtësisht duke ruajtur vendet e para në grup, Arsenal bën poker kundër Liege pa diskutuar asgjë, ndërsa Lazio me shumë frikë e pasiguri, arrin të përmbysë Rennes në Olimpico, duke rikthyer pretendimet në grup.

Një gol i Javier Hernandez në minutën e 17 i ka mjaftuar Sevilla të fitojë në Ramon Sanchez Pizuan përballë Apoel Nikozia. Për andaluzianët pikë të plota në dy ndeshjet e para, por tani vendin e dytë e rrëmben Qarabag, që me inatin e dronit armen, shënon poker në portën e Dudelange. Luksemburgasit pasi fituan ndeshjen e parë në Qipro, dorëzohen keq në shtëpi ndaj azerëve.

Barazimet ndajnë katër skuadrat e Grupit B, rezultat që favorizojnë natyrisht Kopenhagen e Dinamo Kiev që kanë marrë pikë në transfertë, duke qendruar së bashku në krye të grupit me 4 pikë. Për Luganon e Malmoe bëhet e vështirë tashmë të ëndërrojnë kualifikimin përtej fazës së grupeve. Getafe mban kryesimin e Grupit C me pikë të plota, duke shkuar të fitojë edhe në transfertën Ruse me Krasnodar. Spanjollët nuk diskutojnë më kalimin e grupit, por edhe vendin e parë, me suksesin 1-2. Humb terren Basel i arritur në 2-2 në transfertën turke me Trabzonspor. Në Grupin D ndërkohë, Sporting futet në lojë për kualifikimin, me fitoren 2-1 kundër LASK, duke i barazuar në kuotën e 3 pikëve. Nuk diskuton asgjë Eindhoven që fluturon në vendin e parë me pikë të plota, pas pokerit të shënuar në Norvegji ndaj Rosenberg. Triumfon në "finalen" e përcaktuar nga tekniku Simone Inzaghi Lazio. Italianët janë tronditur jo pak në 90 minutat kundër Rennes në Olimpico, por kanë fituar 2-1 me përmbysje të udhëhequr nga njerëzit e tyre më të mirë: Milinkovic Savic e Immobile. 3 pikë për lacialët që barazojnë me pikë Cluj që i mundi në debutim. Rumunët humbën sfidan e dytë kundër Celtic që tashmë kryeson grupin E me katër pikë.

Asnjë problem për Arsenal, që dominon grupin F me zhurmë golash. Gunners kanë shkatërruar 4-0 Standard Liege që kishte fituar ndeshjen e parë në Vittoria dhe kërkonte të bënte surprizën në Emirates. Skuadra e Emery, një që Europa League e njeh mirë, u tërhoq nga Martinelli me dy gola, që lejojnë londinezët të jenë me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para. Kthehet tek fitorja edhe Frankfurt, që imponohet me një gol të N'Dicka në transfertën portugeze, duke marrë vendin e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me belgët e Standard.

REZULTATET RAUNDI 2

EUROPA LEAGUE - GROUP A

F91 Dudelange 1 - 4 Qarabag FK

Sevilla 1 - 0 APOEL Nicosia

EUROPA LEAGUE - GROUP B

Lugano 0 - 0 Dynamo Kyiv

Malmoe FF 1 - 1 FC Koebenhavn

EUROPA LEAGUE - GROUP C

FC Krasnodar 1 - 2 Getafe

Trabzonspor 2 - 2 Basel

EUROPA LEAGUE - GROUP D

Rosenborg 1 - 4 PSV Eindhoven

Sporting CP 2 - 1 LASK

EUROPA LEAGUE - GROUP E

Celtic 2 - 0 CFR Cluj

Lazio 2 - 1 Rennes

EUROPA LEAGUE - GROUP F

Arsenal 4 - 0 Standard Liege

Vitoria de Guimaraes 0 - 1 Eintracht Frankfurt

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI