Vazhdojnë përplasjet midis Pierre-Emerick Aubameyang dhe administratorit të deleguar të ish-klubit të tij, Borussia Dortmund. Sulmuesi i është përgjigjur provokimit të bërë nga Hans-Joachim Watzke ("ai po bën gjëra shumë të mira tek Arsenal dhe është i lumtur kur shikon llogarinë e tij bankare"). "Mirë për ju që kurrë nuk kam folur për arsyet e vërteta që më bënë të largohem nga Borussia Dortmund, Z. Watzke, ju jeni një klloun", ka shkruar në Twitter lojtari i Topçinjve.
Rrugët e Aubameyang dhe Borussia Dortmund u ndanë në Janar 2018, një divorc që nuk është "kapërdirë" ende nga drejtuesit verdhezinj. "Ai është i lumtur kur shikon në llogarinë e tij bankare, por të martën dhe të mërkurën duhet të shikojë Ligën e Kampionëve në televizion dhe kjo gjë me siguri nuk i pëlqen", është kunja e Watzke. Brenda 24 orëve ka ardhur edhe përgjigjja flakë për flakë e gabonezit: "Mirë për ju që kurrë nuk kam folur për arsyet e vërteta që më bënë të largohem nga Borussia Dortmund. Z. Watzke ju jeni një klloun. E kujtoj ende kohën kur thoshe që nuk do ta shisje kurrë Dembélé, por pastaj pe më shumë se 100 milionë në pjatë dhe ishe i pari që mblodhe paratë. Mos më fol mua për para të lutem. Më lini të qetë".
https://twitter.com/Aubameyang7/status/1179726155672408065?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1179726155672408065&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fcalcio%2Fcalcioestero%2Faubameyang-che-tackle-allad-del-dortmund-sei-un-pagliaccio_9296131-201902a.shtml