Flash

Video/ Inter 45 minuta super, pastaj... Suarez: Liverpool trembet keq nga Salsburg

Lapsi.al 2 October 2019
Video/ Inter 45 minuta super, pastaj... Suarez: Liverpool trembet keq nga

Mbrëmje golash në Champions, në katër grupet që kompletuan raundin e dytë të ndeshjeve. Nuuk munguan surprizat si barazimi i Napolit në Belgjikë, por edhe pretendentët e tjerë nuk e patën jetën të lehtë. E gjithë vëmendja ishte natyrisht në Kamp Nou, por spektakli më i madh u luajt në Anfield Road aty ku kampionët e Europës u trembën keq nga Salsburg.

Për Grupin E, Napoli e coi dëm avantazhin që kishte në krye të grupit pas fitores me Liverpool, duke u përplasur në murin Genk dhe tre shtyllat që i mohuan golin skuadrës së Ancelotti. Tani italianët kanë vetëm një pikë më shumë se Reds, që rrezikuan keq një tjetër zhgënjim në Merseyside. Në avantazh të tre golave në 45 minutat e para, shënuar nga Mane, Robertson e Salah, skuadra e Klopp lejoi rikuperimin fantastik të austriakëve me golat e Huang, Minamino dhe Haaland. Vetëm, se në fund fitoi eksperienca dhe ftohtësia para porte e Salah që fiksoi shifrat 4-3.

Inter ka humbur gjithnjë në Barcellona në Champions League e, absolutisht nuk fiton prej gati një gjysëm shekulli. Por këtë herë i shkoi fare pranë arritjes në Camp Nou. Një pjesë e parë e madhe e zikaltërve, që pas golit blitz të Lautaro në minutën e 2’ patën disa raste për të dyfishuar. E jashtëzakonshme pritja e Ter Stegen në goditjen me kokë të argjentinasit. Barcellona, në fushë me Messi nga minuta e parë, për 45 minuta ishte e pafuqishme, por me rifillimin blaugranat ishin tjetër skuadër, duke shtuar rrezikshmërinë në zonën zikaltër. në të 58 barazimi u fiksua nga një volley i Suarez, që i dha shpresë katalanasve. Inter rezistoi deri pak minuta nga fundit kur Suarez, shfrytëzoi një asist të Messi, kaloi Godin e firmosi 2-1, që vështirëson situatn e Inter, duke qenë se edhe Dortmund shkoi të fitonte në transfertë me Slavia 0-2.

Lyon tregon forcën në grupin G, duke shkuar të fitojë në shtëpinë e Red Bull Leipzig, në një ndeshje me shumë raste, që u zhbllokua nga Depay, përpara se të vulosej nga Terrier. Gjermanët nuk arritën të ruanin kryesimin e grupit, pas fitores së ndeshjes së parë, të kaluar tashmë me një pikë nga francezët dhe Zenit Shën Petersburg, që shkatërroi 3-1 Benfikën në Rusi.

Ishte ndeshja për të mos u humbur nga Chelsea dhe skuadra e Lampard me shumë vështirësi e mori suksesin që i duhej, duke mundur Lille 1-2 me një gol të vonë të Willian. Për Blutë tre pikët e para dhe një siguri: Abraham po udhëheq gjithnjë e më shumë londinezët. I sulmuesit goli i parë, para se francezët të barazonin provizorisht. Mbetet me zero pikë Lille, por kryesimin e grupit e merr me pikë të plota Ajax, që edhe pa De Ligt e De Jong tregon forcën në Mestalla, duke thyer 0-3 Valencian. Spanjollët që kishin fituar në Londër në debutim, rrëzohen në shtëpi, duke u barazuar me pikë tashmë nga Chelsea në kuotën e 3 pikëve.

REZULTATET

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

Genk 0 - 0 Napoli

Liverpool 4 - 3 Salzburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

Slavia Prague 0 - 2 Borussia Dortmund

Barcelona 2 - 1 Inter

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

RasenBallsport Leipzig 0 - 2 Lyon

Zenit St. Petersburg 3 - 1 Benfica

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

Lille 1 - 2 Chelsea

Valencia 0 - 3 Ajax

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI