Flash

Icardi injoron Neymar e Mbappe: "Gjithcka më e lehtë me Sarabia e Di Maria"

Lapsi.al 2 October 2019
Icardi injoron Neymar e Mbappe: "Gjithcka më e lehtë me Sarabia e
Goli i parë mbërriti. Në prezencën e tij të tretë mes Ligue 1 e Champions League me Paris Saint-Germain, Mauro Icardi arriti të zhbllokohej. Kundër Galatasaray argjentinasi coi tek fitorja skuadrën e tij, duke fituar elozhet e shtypit francez, që e konsideron golin vendimtar, "pikë të fituara nga Icardi në duelin në distancë me Cavani”. Një gol i thjeshtë në fillimin e pjesës së dytë e Icardi fitoi Francën e i francezët. Sulmuesi argjentinas po integrohet, duke shfrytëzuar mundësitë që derivojnë nga dëmtimi i Mbappé, që dje e zëvendësoi pas golit, e sidomos i Cavanit. Sipas asaj që bën të ditur Le Parisien, Matador përfaqëson për argjentinasin “një konkurent të fortë”. Cavani po përpiqet të rikuperojë nga dëmtimi i fundit, por debati mbi cilin duhet të besojë PSG në të ardhmen herët a vonë duhet përballur. Ndërkohë ish-kapiteni zikaltër i gëzohet fitores e golit: "Nuk jam ende në 100%, por me një gol dhimbja kalon..." ka thënë ai për Le Parisien. "Këtu tek Psg - shtoi argjentinasi - gjithcka shkon mirë: përshtatja është e shpejtë, fakti që gjeta lojtarë që flasin spanjisht më ka ndihmuar. Në fushë, me talente si Di Maria o Sarabia për një sulmues është e thjeshtë: mbajnë mirë topin, shohin aksionin një sekondë para të tjerëve, e këhtu bëhet e lehtë". Icardi ka festuar me një postim në Instagram: "Shumë i kënaqur për golin tim të parë me fanellën e Psg, përgëzime shokëve të skuadrës për ndeshjen e mirë!".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI