
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur me plumb gome gjatë protestës kundër qeverisë.
Sipas pamjeve, ai shihet duke vrapuar, por në një moment rrëzohet në tokë për shkak të goditjes nga plumbi i gomës nga efektivët e policisë.
Në ndihmë i kanë ardhur disa protestues aty pranë, ndërsa më pas ligjvënësi u mor me një ambulancë dhe u dërgua në spital.