Flash

Një jetë skëterrë si e Ronaldos. Shikoni si është një ditë e tij (foto)

Lapsi.al 2 October 2019
Një jetë skëterrë si e Ronaldos. Shikoni si është

Për të qenë i suksesshëm në futboll, CR7 i kushton rëndësi të veçantë ushqimit. Në tavolinën e ushqimit të Ronaldos nuk lejohet pijet alkoolike të çdo lloji, vetëm lëng frutash të freskëta dhe ujë, të paktën dy litra në ditë, dhe jo më shumë se gjoks pule të pjekur në skarë, pa vaj dhe kripë.

 “Ylli” portugez kujdeset në mënyrë të veçantë për trupin e tij, pra edhe për ato me të cilat ushqehet: proteinat, fibrat, çereali, vitamina dhe kripëra minerale. Konsumon 6 vakte të vogla, në distancë 3-4 orë, për ta mbajtur metabolizmin e trupit gjithmonë aktiv dhe për të patur energjitë e duhura për stërvitje.

Është 1 metër e 87 centimetra, peshon 84 kg dhe ka trupin e një 24-vjeçari. Po Georgina? Nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përshtatet. Këtë duhet ta bëjnë edhe të ftuarit. Di diçka Patrice Evra, ish-shoku i tij i skuadrës te Mancheser United, që dikur rrëfeu për një darkë me mish pule, sallatë dhe ujë. Më pas zhonglime të topit dhe not në pishinë.

Një tjetër pikë e fortë e portugezit është stërvitja. Në 5 nga 7 ditë të javës shkon në palestër, vrapon dhe shkon në pishinë. Edhe për gjumin Ronaldo ndjek një program të specifikuar, fle 7 orë e gjysmë në ditë, të ndarë në 5 herë nga 90 minuta, për të mbajtur metabolizmin aktiv. Pyetja për ata që ëndërrojnë të kenë në krah një si Ronaldo është: A jeni ende të sigurt se mund të përshtateni me jetën e tij?

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI