Flash

"Dua Messin në fushë...": Conte ndoshta nuk e ka menduar mirë!!!

Lapsi.al 1 October 2019
"Dua Messin në fushë...": Conte ndoshta nuk e ka menduar

"Nëse kemi ambicjen të shkojmë përpara, duhet të bëjmë pikë në të gjitha ndeshjet. Në Camp Nou nuk do të jetë e lehtë, por do të luajmë shanset tona me respekt të madh, duke e ditur se shkojmë përballë një nga favoriteve për triumfin në Champions". Conte prezantohet kështu në sfidën me Inter kundër Barcellona. "Dëshira është të ndeshemi me ta me të gjithë lojtarët në fushë, edhe me Messi".

Një dëshirë e nxituar e teknikut të Inter, ndoshta për faktin se Pleshti nuk i ka shënuar kurrë zikaltërve, por në anën tjetër një si argjentinasi askush nuk do ta donte si kundërshtar: "Eshtë një grup interesant dhe i vështirë, e kuptuam vetë kundër Slavia Praga. Por nëse ke ambicje, dëshirë e shpresë të shkosh përpara, duhet të kërkosh të bësh pikë në cdo fushë. Nuk është e lehtë të luash në Camp Nou por vijmë për të luajtur kartat tona, sepse e dimë që kemi përballë një nga skuadrat kandidate për fitoren finale të Champions League".

"Barcellona me apo pa Messi? Së bashku me Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, i aftë të spostojë ekuilibrat e një ndeshje. Por në cdo rast është dëshira për ta përballuar Barcellona me të gjithë lojtarët, kështu që me Messi në fushë: është një kampion unik. Duhet të jemi të kujdesshëm - tha tekniku - sepse Barcellona mund të të shënojë nga një moment në tjetrin. Për ne do të jetë një javë intensive. Ndeshja e jetës është kjo që do të luajmë në këtë moment kundër Barcellona".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI