Flash

Braida kundërshton shkarkimin nga Barcellona: ish-milanisti pretendon tre vjet rrogë

Lapsi.al 1 October 2019
Braida kundërshton shkarkimin nga Barcellona: ish-milanisti pretendon tre

Ariedo Braida i deklaron "luftë" Barcelonës. Sipas asaj që bën të ditur As, ish-drejtuesi blaugrana ka vendosur të kundërshtojë shkarkimin e tij, duke vepruar përmes rrugëve ligjore. Fillimisht i menduar për të zgjatur edhe tre vjet të tjerë, raporti mes Braida e Barça u ndërpre ashpërsisht nga klubi në muajin gusht. Një lamtumirë e hidhur, që tani rrezikon të përfundojë në gjykatë e të transformohet në një përplasje të egër. Në detaje Braida pretendon se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë e për këtë kërkon pagesën e rrogës sipas kontratës.

Një situatë që rrezikon të bëhet problematike. Jo vetëm për një cështje ekonomike, por edhe raportesh. Për ta tensionuar edhe më shumë cështjen, ka shërbyer avokati i zgjedhur nga Braida për tu marrë me kontestimin legal. Sipas të përditshmes spanjolle, bëhet fjalë për Juan de Dios Crespo, i njëjti avokat që u mor me transferimin e Neymar nga Barcellona tek Psg në 2017, duke paguar klauzolën 222 milionë euro. Një cështje brenda cështjes me pak fjalë.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI