Flash

Video/ "Na trego gjoksin...": kore seksiste të tifozëve kundër gazetares sportive

Lapsi.al 30 September 2019
Video/ "Na trego gjoksin...": kore seksiste të tifozëve

Gazetarja sportive Dileta Leotta përfundon shpesh në qendër të thashethemeve për bukurinë e saj ”çarmatosëse". Këto ditë, për shembull, është bërë protagoniste e disa situatave që kanë ndezur në veçanti shpirtrat e fansave të saj. Në profilin e saj në Instagram, është publikuar një video ku shfaqet duke u përpjekur të masazhohet me krem trupi. Ndërkohë, pasditen e së dielës, look-u me të cilin u shfaq në stadiumin San Paolo ka bërë tifozerinë të shpërthejë.

Gjatë ndeshjes Napoli-Brescia, gazetarja është bërë protagoniste e një sfilatë tejet joshëse duke ngjallur koret e tifozëve.

Nuk është sigurisht hera e parë që gazetares sportive joshëse i është dashur të përballet me reagimet e zjarrta të fansave për bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Të dielën, situata ka prekur fundin. Dileta Leotta ka bërë një sfilatë të vërtetë përpara shkallëve të San Paolos. Vajza kishte veshur një bluzë të bardhë tejet të ngushtë, një fund në ngjyrë "fuxia" të ndezur si dhe një palë taka marramendëse.

Pamja e saj, tejet provokuese dhe joshëse, ka ndjellë tifozët. Shumë prej tyre në fakt, kanë thirrur në kor: "Na trego gjoksin". Gazetarja, duke parë atë që po ndodhte, ka bërë një reagim disi të papritur.

E qartë që është argëtuar, Diletta Leotta i është drejtuar tifozëve të San Paolo duke buzëqeshur. Më pas, pa e ndërprerë sfilatën e saj joshëse ka bërë "jo" me dorë dhe pastaj gjestin e gishtit të madh të kthyer poshtë. Sidoqoftë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në reagimin e saj është fakti që, në vend që të shfaqej e sikletosur dhe e mërzitur, Leotta është dukur mjaft e kënaqur.

https://www.youtube.com/watch?v=U7NKGDHZrZE

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI