Flash

"Barcellona në duart e fuqisë në rritje të lojtarëve e kapricove të tyre": çështja Piqué trondit Spanjën

Lapsi.al 30 September 2019
"Barcellona në duart e fuqisë në rritje të

Në kampin e Barcelonës situate është e tensionuar e në Spanjë nuk flitet për asgjë tjetër. Sikur të mos mjaftonin problemet e Valverde me dëmtimet e një start kampionati aspak brilant, dozën e vështirësisë për katalanasit e shtojnë polemikat. Mbrojtësi blaugrana, Gerard Piqué, nuk i ka kursyer kritikat për drejtuesit. E ka nisur pas fitores kundër Villareal e ka vazhduar pas ndeshjes me Getafe: "Duhet të qendrojmë të bashkuar" ishte mesazhi i mbrojtësit spanjoll.

Bombën e parë Piqué e ka hedhur pas suksesit 2-1 me Villareal. Lojtari kishte kritikuar përgatitjen verore të programuar nga klubi me 6 miqësore brenda 18 ditëve në 3 kontinente. Më shumë udhëtime se stërvitje në fushë e ndoshta edhe më këtë lidhen, sipas mbrojtësit, dëmtimet e shumta që kanë goditur Barcellona.

Një ditë më pas Mundo Deportivo publikoi një artikull të fortë kundër lojtarëve e pushtetit të tyre, që mbretëron brenda Barça: një shoqëri në duart e fuqisë në rritje të lojtarëve e kapricove të tyre. Kjo cështje ka shkaktuar reagime të forta, sidomos sepse e përditshmja është gjithnjë pranë drejtuesve të klubit.

Përgjigja e dhomave të zhveshjes nuk vonoi e ka menduar ta bëjë si gjithnjë Piqué, pas ndeshjes me Getafe: "Shpresoj që asnjë të mos dëshirojë të krijojë konflikte të kota e të dëmshme. Ne nuk duam të nervozohemi, duhet të jemi të bashkuar, përndryshe i bëjmë keq vetes".

Tensioni është i qartë dhe sa për kujtesë në verë dhomat e zhveshjes dhe klubi u përfshinë në një tjetër cështje, ajo e rikthimit të mundshëm të Neymar. Në atë rast ishte Messi që i dërgoi një mesazh presidentit Bartomeu kur, i intervistuar nga Sport, kishte deklaruar se nuk ishte i qartë nëse klubi kishte bërë gjithcka të mundshëm për të marrë brazilianin.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI