Flash

Messi në garë me kohën, kërkon të jetë kundër skuadrës që nuk i ka shënuar kurrë

Lapsi.al 30 September 2019
Messi në garë me kohën, kërkon të jetë kundër
Messi, do të jetë apo jo në fushë? Sfida e Champions me Inter ka mbërritur, me dyshimin si një vit më parë, të prezencës së argjentinasit. Një stimul më shumë për kapitenin, të tentojë të shënojë për herë të parë kundër zikaltërve. Por duhet tia dalë përtej dëmtimit të dytë që mund të jetë i komplikuar: në fillim problemi në soleon e këmbës së djathtë, pastaj zgjatja e aduktorit të kofshës së majtë. Dy ditët e ardhshme do të testojnë gjendjen e tij fizike, por duket se shanset që Leo të marrë një grumbullim janë të mira. Barcelona është stërvitur sot në prag të sfidës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpi ndaj Interit e pjesë e saj ka qenë edhe Lionel Messi. Në profiling zyrtar të blaugrana në Twitter bëhet e ditur se argjentinasi është stërvitur pjesërisht me grupin. E njëjta situatë edhe për Dembele, lojtari tjetër që është duke provuar të rekuperojë në minutat e fundit në prag të ndeshjes së Champions League. Sipas së përditshmes katalanase Sport, një vendim përfundimtar mbi Mesin do të mund të merret vetëm pas dy seancave të fundit stërvitore.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI