
Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë me një reagim pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike Kliti Hoti në protestë. Sipas Berishës, polici që qëlloi deputetin mori urdhër për të vrarë.
"Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik per ta vra të Edi Ramës! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr. Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në kembë! O sot o kurrë!" shkruan Berisha në rrjetet sociale, ndërsa publikon një foto të deputetit të plagosur.
