Flash

F1 Rusi: Problem teknik për Vettel, Ferrari i dhuron fitore Hamilton

Lapsi.al 29 September 2019
F1 Rusi: Problem teknik për Vettel, Ferrari i dhuron fitore Hamilton

Lewis Hamilton ka triumfuar në GP të Rusisë, duke rrëmbyer fitoren e nëntë sezonale. Piloti i Mercedes ka përfituar nga dalja jashtë gare e Ferrarit të Sebastian Vettel, që ka detyruar futjen në pistë të Virtual Safety Car, duke i dhënë britanikur fitoren e pamenduar. Problemi i gjermanit ka kompromentuar edhe garën e Leclerc, që e ka mbyllur më pas garën në vendin e tretë, pas makinës së Bottas. Për Hamilton titulli i gjashtë Botëror është edhe më pranë.

Pas triumfit në Singapore ka ardhur një tjetër e diel e zezë për Ferrari, që i bëri keq vetes në mënyrë të pabesueshme, duke humbur një GP, që në gjysëm të garës dukej në kasafortë. Kokëkuqet kishin zgjedhur strategjinë perferkte, duke nxjerrë Vettel para të gjithëve falë lëvizjes së Leclerc. Pastaj, pasi gjermani u kthye pas shokut të skuadrës në pit-stop, erdhi befasia: SF90 e Seb mbetet për një problem teknik, drejtuesit e garës fusin Virtual Safety Car e ai që përfitoi ishte Hamilton, që nuk kishte ndaluar ende për herë të parë dhe e gjeti veten në vend të parë. Leclerc tentoi gjithcka për gjithcka, por në një nga pistat më të komplikuara për parakalime ishte e kotë.

Leëis, në përfundim të një fundjave nën hijen e Ferrari, gjeti një fitore që i mungonte prej 3 GP, duke forcuar pozitat për titull, aq sa të mos vihet më në diskutim. 322 pikë në klasifikim: + 73 ndaj Bottas, + 107 nga Leclerc. Mercedes u konfirmua mbretresha absolute në Sochi, duke triumfuar në cirkuitin rus për të gjashtin vit radhazi. Në vend të katërt e mbyllën garën Red Bull të Verstappen e Albon. Në 10 më të mirët përfundoi edhe Sainz me McLaren, ndjekur nga Racing Point i Perez e McLaren tjetër i Norris. Vendi i nëntë dhe i dhjetë për Magnussen me Haas e Hulkenberg me Renault.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI