Flash

Derbi i Madridit: asnjë gol mes Atletico e Real, ndërsa Barcellona mund Getafe me 10 lojtarë

Lapsi.al 28 September 2019
Derbi i Madridit: asnjë gol mes Atletico e Real, ndërsa Barcellona

Përfundon 0-0 derbi mes Atletico Madrid e Real Madrid, një rezultat që ndoshta kënaq më shumë Zidane, që mbetet në krye të klasifikimit. Loja e Simeone megjithatë po zhvillohet, duke kërkuar një version të ri të vetvetes pa humbur identitetin. Dicka e përafërt me Real Madrid, në pqartësitë e tij, në kërkim të formës përfundimtare në epokën e dytë të Zidane.

Një nga simbolet e rinj të Colchoneros është Joao Felix e blitzet e Atletico në pjesën e parë janë sidomos të tijtë: debutim me topin nën këmbët e Sergio Ramos, pastaj dy raste pa shënjestër. Edhe Real provoi nga distanca me Kroos, që mbajti të përqendruar Oblak, i aftë në vecanti në rastin e dytë me gjermanin protagonist. Trippier shtynte shumë, Thomas i kudondodhur, ndërsa Hazard është i mbërthyer në intensitetin e ndeshjes, e as Bale nuk bëri dot më mirë. Atletico e kishte rastin më të mirë në aftësitë balistike të Saul, që mund të shënonte nga goditja këndit, ndërsa Blancos u përgjigjën me Benzema, që ekzaltoi aftësitë plastike të Oblak.

Simeone megjithatë është afër, vetëm një pikë larg në shoqërinë e surprizës Granada që ka mundur 1-0 Leganes, duke u ngjitur në 14 pikë. Barcellona pa Lionel Messi e me 10 lojtarë në 8’ e fundit për kartonin e kuq të Lenglet ka mposhtur 2-0 në një ndeshje të ashpër Getafe. me golat e Suarez e Junior Firpo, rezultat që e ngjit Valverde në vendin e tretë -2 da Zidane.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI