Flash

F1 Rusi: Leclerc rekordesh: piloti është i pakapshëm me Ferrari, sërisht pole position

Lapsi.al 28 September 2019
F1 Rusi: Leclerc rekordesh: piloti është i pakapshëm me Ferrari,

Charles Leclerc do të niset nga pole position në GP të Rusisë, gara e 16 e Botërorit të F1. Piloti i Ferrari dominoi kualifikueset, duke e mbyllur xhiron e shpejtë në kohën 1'31''628 e duke mbajtur pas Mercedes të Hamilton. Britaniku ka befasuar në xhiron e fundit kokëkuqen tjetër të Vettel, që zbriti në vijën e dytë për pak të mijta. Në krah të tij do të jetë Mercedes tjetër ai i Bottas, që fitoi një pozicion më shumë falë penalitetit të Verstappen.

Leclerc nuk resht së mahnituri e shkruan një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e Ferrarit. Kishte nga 2000 që një pilot i Ferrari nuk arrinte të fitonte 4 pole radhazi (ia doli Schumacher, që kapi kuotën 7 me tre garat e para të vitit 2001). Leclerc, ndërkohë, është konfirmuar më i miri 'poleman' në këtë sezon. I pakapshëm për këdo, edhe për mbretin e kualifikueseve Lewis Hamilton, që pati kënaqësinë ti prishte festën Ferrarit, duke lënë pas Sebastian Vettel.

Në vijën e dytë do të niset edhe Valtteri Bottas, që u ngjit deri në vendin e katërt, vetëm falë dënimit të Verstappen. Hollandezi i Red Bull e ka mbyllur garën me kohën e katërt (+ 0''682), por duhet të niset nga pozicioni i nëntë, duke qenë se humbi 5 pozicione të premten, për ndryshimin e motorit endotermik. Për tu nënvizuar fakti që dy makinat Mercedes, ndryshe nga Ferrari, do të nisen me goma të mesme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI