Flash

Sfidon Juventus si kryesues, Conte karikon Inter: "Goli pas kartonit të kuq mund të vriste një elefant, por jo ne "

Lapsi.al 28 September 2019
Sfidon Juventus si kryesues, Conte karikon Inter: "Goli pas kartonit

"Goli i tyre pas kartonit të kuq mund të vriste një elefant, por jo ne", kështu Antonio Conte tregon krenarinë për fitoren e Inter në fushën e Sampdoria marrë me 10 kundër 11. "Jam i kënaqur me interpretimin e bërë nga djemtë. U treguam të aftë, është cështje mentaliteti. Sulmuam edhe pas golit të tretë, pastaj mbrojtëm avantazhin. Të gëzojmë fitoren tani", ka thënë tekniku zikaltër.

Fitorja e gjashtë radhazi, vetëm Herrera ka bërë më mirë tek Inter, por tani vijnë Barcellona e Juventus: "Të ndodhemi në situata të tilla na bën më të fortë, na bën të kuptojmë sse duke punuar të gjithë bashkë edhe me 10 lojtarë mund të fitojmë. Tani duhet të rikuperojmë për Barcellona, një sfidë që të jep motivime të mëdha. Juve? Të përqendrohemi tek Barcellona, i hedhim hapat një nga një.

Më ka rastisur ti shoh bardhezinjtë në ndonjë ndeshje. Èshtë skuadër e fortë, që vjen nga tetë tituj të fituar në mënyrë të rëndësishme. Por jemi krenar që shkojnë në këtë ndeshje me 18 pikë".

Bardhezinjtë e Sarrit kanë fituar ndeshjen e tyre, duke shënuar dy herë në portën e Etrit Berishës dhe Spal, me Miralem Pjanic dhe Cristiano Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI