Flash

Tirana-Partizani 'pushton' javën e gjashtë të Superiores: Kukësi në Niko Dovana me mendjen në derbi

Lapsi.al 28 September 2019
Tirana-Partizani 'pushton' javën e gjashtë të

Një javë nën shenjën e derbit të kryeqytetit, e kjo sepse për të dy kryeqytetaset është domethënëse e mund tiu kondicionojë jo pak të ardhmen. Luhet të dielën, sfida që mbyll javën e 6 të Superiores, e ajo që do të bëjë të flasë më shumë se të tjerat. Partizani i Lerdas zbret në fushë për të ruajtur pathyeshmërinë 5 vjeçare në ndërqytetaset, por edhe për të kthyer në shinat e pretendentëve formacionin kampion në fuqi dhe italianin që nuk është i palëkundur në pankinë. Mema në anën tjetër është i gatshëm për cdo sakrificë, vetëm për të kthyer bardheblutë në triumfin në kryeqytet. Nëse kjo kombinohet me vendin e parë në renditjes dhe dhënien e besimit tek skuadra se janë për titull, atëherë edhe më mirë.

Në përplasjen derbi ka sytë edhe Kukësi. Fitorja me Tiranën një javë më parë e ka barazuar me pikë, e një tjetër rrëshqitje e bardhebluve mund ti jepte një avantazh më shumë skuadrës së Duros. Por kujdes, Kukësi më parë duhet të shkojë të fitojë në niko Dovana, kundër një Teute që dëshiron të kthehet tek suksesi. Vllaznia mund të shfrytëzojë një tjetër ndeshje në shtëpi për të përmirësuar renditjen, në një fazë ku cdo pikë është me shumë vlerë. Shkodranët pasi barazuan me Luftëtarin, kërkojnë një sukses kundër Skënderbeut, që vjen nga ana e tij, nga një fitore kundër Teutës.

Momenti i artë i Bylis mund të vazhdojë ende dhe Dovedan po përpiqet të karikojë skuadrën për ndeshjen me Flamurtarin. Vlonjatët kanë vetëm një pikë, por kjo etje mund të bëjë difrencën në transfertën me mallakastriotët. Luftëtari ka marrë zemrë nga barazimi në Shkodër , por tani është koha të fitojë dhe duhet ta bëjë kundër një Laci që ka marrë ultimamtumin nga presidenti. Kurbinasit nuk kanë pikët e duhura, por sfida në Gjirokastër nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet…

SUPERIORE, JAVA 6

28/09/2019

Teuta 16 : 00 Kukësi

Vllaznia 16 : 00 Skënderbeu

Bylis 16 : 00 Flamurtari

Luftëtari 16 : 00 Laçi

29/09/2019

Tirana 19 : 00 Partizani

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI