Flash

Valverde i jep motiv Inter të lumturohet: Messi rrezikon seriozisht Champions

Lapsi.al 27 September 2019
Valverde i jep motiv Inter të lumturohet: Messi rrezikon seriozisht

Lionel Messi duket se do ta humbasë sfidën delikate të Champions në San Siro kundër Inter: takimi europian për Barcellona, që ka barazuar të parën, është gjithnjë e më pranë, por në shtëpinë blaugrana mbetet dyshimi relativ mbi prezencën e kapitenit. Sulmuesi argjentinas është dëmtuar në ndeshjen kundër Villarreal, por sipas asaj që bën të ditur në konferencë për shtyp tekniku Ernesto Valverde, nuk do tia dalë të jetë në fushë: "Nuk e kam idenë sa duhet të qendrojë jashtë fushës Leo, nuk është rëndë, por shpresoj që të kthehet shpejt për të punuar me skuadrën".

"Ka pësuar një zgjatje të lehtë të ligamentit e në ditët e ardhshme do të kemi një ide më të qartë" përfundoi tekniku i Barça, në vigjilje të takimit me Getafe.

Për Lionel Messi, është një sezon që duket krejtësisht i mallkuar, për shkak të dëmimeve të vazhdueshme, që nuk e kanë lënë argjentinasin të luajë asnjë ndeshje për 90 minuta. Rikthimi në fushë si titullar i kapitenit, pas minutave në debutimin në Champions kundër Dortmund e 44 minutave me Granada, zgjati vetëm 45 minutave. Fenomeni i Barcellona do të humbasë kështu sfidën me Getafe e rrezikon të mos jetë edhe në ndeshjen kundër Inter.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI