Flash

Dopingu penalizon Shqipërinë: nuk ka më ftesa, në Tokio 2020 vetëm me dy peshëngritës

Lapsi.al 27 September 2019
Dopingu penalizon Shqipërinë: nuk ka më ftesa, në Tokio 2020

Për shkak të problemeve me dopingun, që e kanë goditur vitet e fundit, peshëngritja kuqezi nuk përfiton më ftesë për pjesëmarrjen në Olimpiadë. Kështu, Shqipëria e peshëngritjes nuk mund të çojë më tepër se sa dy sportistë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Kjo është përcaktuar tashmë zyrtarisht, sipas një dokumenti të Federatës Botërore të Peshëngritjes, që është lëshuar në 20 qershor 2019, por që Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur ta bëjë publik, vetëm pas kthimit të delegacionit nga Botërori i Tailandës.

Sipas dokumentit të IWF, Shqipëria bën pjesë tek lista e kombeve me raste dopingu: janë 10 raste në vitet e fundit, ku më të freskëtat janë Romela Begaj dhe Evangjeli Veli. Në këtë pikë, kuqezinjtë kanë të drejtën e kuotës vetëm për dy meshkuj dhe dy femra. Duke qenë së për femra nuk ka më kandidatura të nivelit të lartë, për të fituar të drejtën e konkurimit në Olimpiadë, atëherë gjithçka është fokusuar tek djemtë. Briken Calja është të paktën i pari që e ka arritur normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në mbledhjen e të gjitha pikëve që ka marrë në Evropian dhe Botëror. Vetëm në Botërorin e fundit ishte i treti në stilin e shkëputjes dhe i pesti në dygarësh. E tanimë është i sigurtë për normën e tij, që ndoshta mbetet vetëm për t’u konfirmuar në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Po të tjerët? Një vend i mbetur, të paktën edhe sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes do të diskutohet mes Erkand Qerimajt dhe Krenar Shorajt, pa harruar Daniel Godellin. Qerimaj pretendon se në renditjen më të fundit është i gjashtëmbëdhjeti në peshën 81 kilogram e duke qenë se nuk lejohen dy vetë nga i njëjti shtet, renditja i shkurtohet në të 13-in. Pavarësisht kësaj tashmë janë turnetë kualifikues përpara, që nisin më 5 tetor në San Marino për të vazhduar më pas në Turqi, Tunizi dhe Katar, si dhe Kampionati Evropian, që do të vendosin për peshëngritësin që do ti bashkohet Caljas në Lojërat Olimpike. Përfundimisht, Shqipëria do të jetë vetëm me dy peshëngritës me normë, pa pasur të drejtën e ftesës, sepse mbi të rëndojnë rastet e dopingut.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI