Flash

Video/ Katër minuta dhe dy gola: Belotti fundos Milan e Giampaolon

Lapsi.al 26 September 2019
Video/ Katër minuta dhe dy gola: Belotti fundos Milan e Giampaolon

Marco Giampaolo e kishte marrë paralajmërimin, pas humbjes në derbi, e tani pas kësaj humbje me Torinon gjërat komplikohen për Milan e për teknikun e Djallit. Fitore e jashtëzakonshme, me përmbysje e Torinos, që mposht 2-1 kuqezinjtë, duke u ngritur në këmbë pas dy humbjeve radhazi.

Milan u duk autoritar në pjesën e parë dhe avantazhi i Piatek me penallti, legjitimoi supremacinë kuqezi përballë granatave. Për polakun goli i dytë në kampionat e të dy nga pika e bardhë, por që këtë herë nuk mjaftoi për ti dhënë suksesin kuqezinjve dhe frymëmarrje Giampaolos.

Vendosi dygolëshi i 'Gjelit' Belotti mes minutave 72’ e 76’, që ndryshuan fytyrë në pjesën e dytë. Sulmuesi i kombëtares italiane shfrytëzoi pasigurinë e Donnarumma në golin e parë, ndërsa në të dytin tregoi gjithë klasin e tij, në një akrobaci që nxorri KO përfundimisht Milan. Rikthimi në fushë për Bonaventura, pas një vit mungese, nuk ka qenë kaq me fat, ndërsa Milan mund të inatoset me dy rastet e humbura në kohën shtesë: i turpshëm rasti i humbur nga Kessie, që dy hapa larg Sirigu gabon një gol të sigurtë, ndërsa portieri është spektakolar në goditjen me kokë të Piatek.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI