Flash

Pesë fitore radhazi në kampionat, rekord të ardhurash për Inter

Lapsi.al 26 September 2019
Pesë fitore radhazi në kampionat, rekord të ardhurash për

Ndërsa Inter i Antonio Conte fluturon në kampionat, klubi zikaltër mund të buzëqeshë edhe jashtë fushës. Për herë të parë është kaluar muri i 400 milionë të ardhura: në sezonin 2018/19 qarkullimi, përfshirë fitimet kapitale, ishte 415, + 20% krahasuar me 346 të arritura në vitin financiar 2017/18. Diferencën e kanë bërë të ardhurat e Champions. Pasqyrat financiare u mbyllën me një humbje në përputhje me parashikimet e detyrimeve që lidhen me Fair Play Financiar.

Në bazë të fitimeve kapitale, u kalua muri prej 350 milion eurosh, duke përmirësuar kështu 297 milionë të regjistruar vitin e kaluar. Pas rekordit të xhiros së vitit të kaluar, i mëparshmi ishte nënshkruar në 2009/10, viti i Tripletës, kur klubi kishte të ardhura prej 323.5 milion €, vjen një tjetër e dhënë. Në lidhje me humbjen, neto të vitit financiar 2013/14 (në të cilën shenjat pozitive rridhnin nga një fitim kapitali me kontributin e një dege biznesi), -17.7 milion e vitit 2017/18 është rezultati më i mirë që nga 2002/03, kur llogaritë u mbyllën në -17 milion.

Siç është raportuar nga Calcio e Finanza’, në mënyrë të veçantë të ardhurat nga sponsorët në sezonin 2018/19 po rriten, siç del nga raporti nëntë-mujor i Inter Media and Communication, kompani përmes së cilës klubi zikaltër ka emëtuar një bond 300 milionë euro. Për bilancin e mbyllur në 30 qershor, Inter pret 284.8 milion të ardhura, me një rritje prej rreth 20% në krahasim me sezonin 2017/18. Kontratat nga Azia po rriten fuqishëm: rreth 98 milion.

Nga të drejtat TV, Inter pret 157.6 milion të ardhura, nga të cilat 94 milionë nga Serie A dhe 49 milionë nga UEFA. Miratimi i buxhetit do të ratifikohet në fund të muajit tjetër nga mbledhja e aksionarëve.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI