Flash

Makthi Fortuzi dhe përjetimet e derbit, për ish-kapitenin e Partizanit: "Nuk ka parë më asnjë derbi në stadium"

Lapsi.al 26 September 2019
Makthi Fortuzi dhe përjetimet e derbit, për ish-kapitenin e

Derbi është derbi, pavarësisht vitit, rezultatit apo gjendjes së skuadrës. E Tirana-Partizani është një klasike, vigjilja e të cilës drithëron një qytet të tërë, kryeqytetin në këtë rast. Një javë e plotë në funksion të një ndeshje e një ndeshje në funksion të një sezoni. Përplasja e të dielës është po aq e rëndësishme sa vetë historia e përjetuar e ndërqytetasve, herë fituese e herë shkatërrimtare, por që krijon gjithnjë nostalgji tek ish-kapiteni i Partizanit Ardit Beqiri: “Njësoj është vigjilja – shpjegon Beqiri, nuk besoj se ka ndryshuar ndonjë gjë. Gjithë javën jetonim me emocionet e një ndeshje shumë të rëndësishme, askush nuk donte të humbte, talljet ishin të rënda”

Pesha e derbit natyrisht nuk reflektohet vetëm në fushë, në rezultat, por edhe në ngarkesën psikologjike, në ankthin e përjetimit të një sfide që nëse humbej do ti ulte kokën lojtarëve përpara qytetit, situatë që do të përjetohej deri në përplasjen e radhës, ku ishte mundësia e revanshit: “Të gjithë e ndjenim sa e vecantë ishte ajo ndeshje – vazhdoi ish-kapiteni -. Nga ana emocionale nuk di të them, ndoshta unë isha ai që e përjetoja më keq. Nuk e pranoja dot mendimin se mund të mos fitonim”.

Një lojtar mbi të gjithë, të paktën fillimisht tmerronte Partizanin përpara një derbi: Indrit Fortuzi. Zogu bardheblu është vërtetë ai që ka ndëshkuar më shpesh të kuqtë, edhe pse ish-mbrojtësi i Partizanit, nuk harron të kujtojë Devi Mukën, një i aftë të zgjidhte ndeshje të tilla në cdo moment.

“Në fillim, kur erdhi nga Greqia, ishte Indrit Fortuzi ai që na frikësonte më shumë para ndeshjes - tregoi Beqiri -. Kishte hije të rëndë dhe ishte ai lojtari që në fakt na ka ndëshkuar më shumë. Pastaj ishte edhe Devi Muka, njeriu që bënte diferencën dhe mund të ndryshonte lojën në cdo moment. Kur Tirana u forcua shumë, duhet ti bëje llogaritë me shumë lojtarë”.

Pasi ke luajtur në fushë, nuk mund ta shohësh nga tribuna. Ky është mendimi fiks i ish-kapitenit, që tregon se “nuk mund ta përballoj ende një sfidë të tillë në stadium, pa mundur të marrë pjesë active: në këtë rast më mirë në TV”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI