Flash

Përplasje të dhunshme mes tifozëve rivalë: një i vdekur e pesë të plagosur

Lapsi.al 25 September 2019
Përplasje të dhunshme mes tifozëve rivalë: një i vdekur

Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i përplasjeve të ashpra mes tifozëve të Wydad Casablanca e Far Rabat, që ndodhën të martën në mbrëmje në Casablanca, në Marok, për ndeshjen e Kupës së Fronit fituar 3-1 nga Rabat. Kjo ndeshje është gjithnjë problematike, por këtë herë situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.

Autoritetet lokale kanë shpjeguar që përplasjet kanë nisur kur një grup tifozësh të Ëydad Casablanca ka pikasur një mjet që transportonte tifozët kundërshtarë dhe e ka sulmuar me gurë. Që aty situata degjeneroi. Pesë të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital, ndërsa një person ka humbur jetën pasi ra nga mjeti me të cilin po udhëtonin tifozët e sulmuar. Për momentin gjashtë persona janë arrestuar të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

Video/ Silurë e Pjanic, përmbyset Brescia

Juventus merr më në fund avantazhin në transfertën e Brescia me një gol të Miralem Pjanic. Mesfushori boshnjak ka siluruar potën breshiane në minutën e 63, duke...

22:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI