Flash

Juan Mata rrëfen makthin Mourinho në autobiografinë e tij: “Të gjithë më thoshin ik”

Lapsi.al 25 September 2019
Juan Mata rrëfen makthin Mourinho në autobiografinë e tij:
José Mourinho për të gjithë është një trajner special, Special One, por për disa ka qenë një makth. Kur tekniku portugez u zgjodh për pankinën e Manchester United "familja ime, miqtë e mi e shumë persona të tjerë u shqetësuan për mua" tregon në fakt Juan Mata në faqet e autobiografisë së tij me titull “Juan Mata: papritur një futbollist”. Për spanjollin, që në 2014 kishte lënë Chelsea pikërisht për raportet e vështira me Mou, duhet të ketë qenë një moment i papritur: “Kur Van Gaal u largua në 2016, qarkulluan zërat për ardhjen e mundshme të Mourinho. E në pak ditë u mësua, ishte e vërtetë. Ishte përsëri trajneri im”. Kampioni i botës 2010 mund ti thoshte lamtumirë edhe Red Devils, por ashtu si ka rrëfyer vetë, zgjodhi një rrugë tjetër: “Pavarësisht se familja, miqtë e shumë të tjerë ishin të shqetësuar për mua, isha I vendosur të përballoja situatën ashtu si kam provuar gjithnjë ta bëj: në mënyrë pozitive”. E rezultatet ishin të dukshëm që në takimin e parë: “Biseda e parë mes meje e Josè, që shumë mendonin se do të ishte e fundit, ishte normale. Nuk bëmë asnjë koment mbi zërat e raportit tonë e nuk folëm për të shkuarën. Më përshëndeti normalisht, ashtu si parashikonti raporti ynë i punës. Preferova që të fliste fusha për mua”. Me kalimin e kohës raporti mes të dyve u përmirësua (“Flisnim më tepër se kur ishim tek Chelsea”) e kur portugezi u largua nga Old Trafford, Mata ishte ndër të paktit që e falenderoi publikisht ish-teknikun.

Të këshilluara

Video/ Silurë e Pjanic, përmbyset Brescia

Juventus merr më në fund avantazhin në transfertën e Brescia me një gol të Miralem Pjanic. Mesfushori boshnjak ka siluruar potën breshiane në minutën e 63, duke...

22:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI