Flash

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Van Dijk shpëton Jurgen Klopp në mbrëmjen Galà: ja çfarë ndodhi...

Lapsi.al 24 September 2019
Van Dijk shpëton Jurgen Klopp në mbrëmjen Galà: ja

Virgil van Dijk është shpëtimtari i madh i Liverpool të Jurgen Klopp, por sic duket hollandezi nuk e shpëton trajnerin e tij vetëm në fushë, sepse i ka shmangur turpërimin nga një situatë delikate në ceremoninë gala në La Scala. Kur mbrojtësi e kujtoi se në 2019 Best Fifa Football Aëards ishte i kërkuar një smoking, Klopp për pak nuk i ra të fikët, sepse ai veshjen e preferuar të James Bond e kishte lënë në shtëpi. Kështu trajneri i Liverpool (që mori trofeun si “trajneri më i mirë”, duke mundur Pep Guardiola të Manchester City e Mauricio Pochettino të Tottenham) kërkoi për një në sekondën e fundit, duke i dërguar më pas foton mbrojtësit të Reds për të marrë aprovimin e tij.

Ky është një nga motivet e ekzaltimit të Klopp kur u nderua me trofeun Van Dijk, edhe pse një shqetësim të vogël për hollandezin e pati: “Ka shumë gjëra për të bërë dhe është gjithnjë e vështirë të jesh këtu e të mendosh për atë që po ndodh, kur gjysma e trurit është tek e mërkura - u justifikua Klopp - që i bën gjërat më të komplikuara, por tani është cdo gjë në rregull. Virgil më tha se duhet të vishja një smoking, kështu që u mundova të gjej një, të shohim tani cfarë do të ndodhë”.

Duke parë imazhet e mbrëmjes, zgjedhja e teknikut gjerman u duk e gjetur, duke patur parasysh se smoking blu i errët, me pala të zeza e papijon të koordinuar, i rrinte shumë mirë. Por sic duket merita ishte edhe e van Dijk, i improvizuar në stilist personal të trajnerit të tij. “Klopp më dërgoi fotot e veshjes që kishte zgjedhur - tregoi Van Dijk për Star - e unë i thashë që ishte shumë i bukur”.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI