Flash

Boban paralajmëron Giampaolon: "Shumë të zhgënjyer për derbin"

Lapsi.al 24 September 2019
Boban paralajmëron Giampaolon: "Shumë të zhgënjyer

Giampaolo nuk po kalon momentin më të mirë tek Milan dhe kjo ishte kuptuar para derbit me Inter, ndërsa tani pozicionimi i drejtuesve kuqezinj vetëm sa është përsëritur. Problemi është se mes tyre qendron një humbje e keqe me Inter e disa fjalë, që më parë mund të interpretoheshin si pakënaqësi, tani ngjajnë vërtetë si paralajmërim për të gjithë, nga tekniku tek skuadra. Zvonimir Boban është një nga ata që thonë atë që mendojnë, pa përdorur filtra. Kështu që nuk befason fakti që është i drejtpërdrejtë: "Mendimet nuk janë pozitive, duhet të përmirësohemi e edhe trajneri do një Milan ndryshe, por duhet të rritemi në shumë gjëra. E me punën e fortë e inteligjente mund ta bëjmë". Referimi është për derbin dhe mesazhi është për Marco Giampaolo, që e presin tre ndeshje - Torino, Fiorentina e Genoa – ku të gabojë e ka të ndaluar.

Edhe për faktin se ajri që qarkullon në Milanello nuk është fare i mirë. "Milan që humb derbin? – thotë Boban në momentin e daljes nga ceremonia e Best Fifa Football Aëard -. Jemi shumë të zhgënjyer, sepse dolëm të mundur. Pòr do të shkojë më mirë, do të bëjmë gjithcka që skuadra të luajë ashtu si tifozët e ne duam ta bëjë, trajneri përfshirë. Jemi kantier në ndërtim: por më mirë ta bëjmë sa më parë të jetë e mundur".

Mbetet koha për një koment ndaj fjalëve të ish-presidentit Silvio Berlusconi, shumë kritik ndaj teknikut dhe skuadrës: "Presidenti ka bërë shumë për Milan e mund të thotë atë që do".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI