Flash

“Trofeun e kishte fituar Van Dijk, u ndryshua…” zbulimi i Dello Sport nis luftën mes Ronaldo e Fifa

Lapsi.al 24 September 2019
“Trofeun e kishte fituar Van Dijk, u ndryshua…” zbulimi i
Janë të paktën disa aspekte që duhen marrë në konsideratë, pas batutave në distancë mes Cristiano Ronaldo e Fifa për cmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dorëzuar për Lionel Messi. E para është se Ronaldo nuk di të humbasë, por bashkë me limitin e tij karakterial është madhështia e tij sportive. E dyta është se organizmi më i rëndësishëm i futbollit Botëror duhet të mos e marrë personalisht një cështje që është plotësisht futbollistike. Nuk ishte aspak elegante dhe e bukur të transformoje Top 11 në një Top 10 me Ronaldo, që ishte përfshirë në skuadrën e vitit, as të përmendej kur thërriteshin lojtarët e tjerë në skenë. Portugezi dezertoi ceremoninë dhe kjo nuk ishte gjithashtu e bukur, por me 10 mbetesh për karton të kuq, kështu që Fifa i ka treguar CR7 të kuqin. Një mënyrë për të treguar mosaprovimin për sjelljen e tij, por mund të evitohej. Kjo cështje ka sjellë protestën e Federatës së Portugalisë e gjithashtu edhe vetë Ronaldos, që nuk ka ngurruar të flasë në Instagram: "Durim e rezistencë - ka shkruar CR7 në faqen e tij sociale – janë dy karakteristika që diferencojnë profesionistin nga diletanti. E gjitha ajo që është e madhe sot ka nisur e vogël. Nuk mund të bësh gjithcka, por bën të pamundurën për të realizuar ëndërrat e tua. E kujto gjithnjë se pas natës vjen agimi".
Nuk ka mbaruar me kaq sepse Corriere della Sera ka zbuluar një tjetër gjë. Një prapaskenë kurioze e tërësisht pa kuptim: fituesi duhet të ishte Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm e favoriti absolut, por zgjedhja është kthyer tek Messi (sezoni i tij me Barcellona nuk ka qenë impresionues) pikërisht për të mërzitur Ronaldo, fajtor se nuk u paraqit në ceremoni.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI