Flash

United, sezoni keq e më keq. Tifozët kërkojnë largimin e Solskjaer dhe Woodward

Lapsi.al 23 September 2019
United, sezoni keq e më keq. Tifozët kërkojnë largimin e

Kohë të vështira për Manchester United, i teti në Premier në kuotën e 8 pikëve, i dënuar të përjetojë një sezon në Europa League dhe i ndrydhyr nga konkurrenca e qytetit me City. "KO" në shtëpinë e West Ham i ka dhënë rrugë të lirë kontestimeve të tifozëve: të cilët kërkojnë shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe largimin e administratorit të deleguar Ed Woodward, në vijën e parë të kritikave që nga dita e largimit të Alex Ferguson - në 2013, tashmë 6 vjet më parë - dhe përgjegjës për disa dështime në merkato, përveçse simbol i rrëzimit të Djajve të Kuq. Vetëm Rio Ferdinand mbron klubin. Duke iu përgjigjur nga makina e tij kontestuesve, në dalje të stadiumit të West Ham, ish-mbrojtësi ka thënë: "Nuk mund të ndryshohet një trajner çdo javë. Pas humbjeve është gjithmonë e njëjta histori. Duhet kohë". Të tjerë zëra të rëndësishëm kanë shprehur mendimin e tyre për Manchester United aktual. Jose Mourinho, i pranishëm të dielën në studiot e Sky për të komentuar Chelsea-Liverpool, ka thënë: "Shkarkimi im në dhjetorin e kaluar ndoshta ishte i drejtë, por Manchester United aktual është më keq se ai që unë lashë nëntë muaj më parë". Roy Keane, mesfushori i kohës Ferguson, ka shtuar: "Është e frikshme sa poshtë ka rënë United". Në rrjetet sociale, në orët e fundit shumë tifozë kanë kërkuar shkarkimin e Solskjaer, por në thirrjet e tifozëve, përgjegjësi numër një i situatës katastrofike konsiderohet WoodWard. Ky i fundit kritikohet për gabimet e kryera në merkato.

Solskjaer është paralajmëruar këtë mëngjes në hyrje të qendrës teknike të Carrington. United do të kthehet të mërkurën mbrëma, në raundin e tretë të Kupës së Ligës: në "Old Trafford" do të vijë Rochdale, vendi i shtatëmbëdhjetë në League One. Të hënën e 30 shtatorit, sfidë sërish në shtëpi kundër Arsenal, në kampionat. Dy takime të rëndësishme, me një problem më shumë: dëmtimin e Rashfrod, i cili ka lënë fushën e lojës ndaj West Ham në minutën e 61'-të për një problem në ijë. Një hall më shumë për Solskjaer, në llogarinë e të cilit ka edhe një fakt impresionues. Norvegjezi debutoi në drejtim të United në 22 dhjetor 2018: në 19 ndeshjet e para të Djajve të Kuq, si menaxher "provizor" arriti 14 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Në 28 mars Solskjaer hodhi firmën e tij në kontratën trivjeçare dhe bilanci që atë kohë vijon kështu: 17 ndeshje, 5 suksese, 4 barazime dhe 8 humbje. Duket se të gjithë fajin e ka firma.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI