Flash

"City skuadra më e mirë në botë", Jurgen Klopp trondit tifozët e Liverpool

Lapsi.al 23 September 2019
"City skuadra më e mirë në botë", Jurgen Klopp

Me gjashtë fitore në po aq ndeshje në Premier League, Liverpool ka regjistruar një fillim të shkëlqyer të sezonit. Edhe pse fitorja ishte e komplikuar ndaj Chelsea të Dielën (2-1), Reds mbeten në krye të Premier League me pesë pikë para Manchester City, pretendenti kryesor për titullin.

I pyetur për statusin e mundshëm të skuadrës më të mirë në botë, Jürgen Klopp mohoi këtë cilësim në një konferencë shtypi pas ndeshjes. "Skuadra më e mirë në botë është Manchester City."

Një mënyrë e mirë për ta kaluar presionin te Qytetarët? Apo një kompliment i vërtetë për ekipin që shkërmoqi Watford 8-0 të shtunën? Vështirë të dihet se çfarë mendon konkretisht trajneri gjerman, edhe pse gjithmonë ka treguar respekt ndaj Pep Guardiola.

Për të arritur fitoren e shtatë radhazi, Liverpool do të përballet me Sheffield United këtë të shtunë (13:30) ndërsa City do të sfidojë Everton, pak më vonë (18:30).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI