Flash

Ish-portieri i Lazio ka rezerva për Strakoshën: "Prisja më shumë. Ka kualitet, por…”

Lapsi.al 22 September 2019
Ish-portieri i Lazio ka rezerva për Strakoshën: "Prisja më

Marco Ballotta, një që portën e Lazio e ka mbrojtur deri në 2008, kohë kur i dha fund karrierës në fushën e lojës, flet për skuadrën me të cilën ka luajtur për gjashtë vite, të ndara në dy periudha dhe për një prej yjeve të bardhekaltërve, portierin e kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha. Shqiptari nuk e entuziazmon portierin që mban rekordin e vjetërsisë në fushë në Serie A dhe Champions League (43 vjec e 164 ditë), sepse Ballotta priste më shumë nga titullari i Lazios. “Kam frikë se është ky maksimumi i Strakoshës. Pritet gjithnjë dicka më tepër, por nuk ndodh. Eksperiencën e fiton vit pas viti, është e qartë. Nga ai prisja më shumë, kishte kualitet e mund të përmirësohej shumë”.

Duke u përqendruar më pas tek momenti i Lazio, jo shumë entuziast, Ballotta beson se organika e bardhekalërve mund të jetë e denjë për zonën Champions: "Sipas meje mund të arrijë, natyrisht nuk vjen vetë. Do ta luajë me të zakonshmit: Roma, Milan, Atalanta. Pòr sipas meje Atalanta nuk reziston dot në tre kompeticione, Milan nuk duket mirë. Kështu që Lazio mund të jetë forca e katërt e këtij kampionati”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI