
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shkoi në spital për të parë deputetin Kliti Hoti që u u qëllua me plumb gome në protestë. Berisha tha se Hoti u shënjestrua për t’u vrarë me urdhër politik të Edi Ramës. Sipas tij ky akt i shpall luftë të hapur opozitës.
“Deputeti Kliti Hoti siç e panë të gjithë shqiptarët nuk ishte po po vraponte pas një një një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë, e marrin në shenjë zemre por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti i kthjellët bën një rrotullim të lehtë dhe arma shkrehet në shpatullën e tij.
Plumbi kap shpatullën e tij, shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër shumë e rëndë me një plagë të thellë me djegie përreth se kushedi ç’plumba kanë këta, me djegie përreth, sikur të ishte ndonjë plumb që quheshin dum-dum, nga ata që kanë eksploziv kur shpërthejnë me shtypje të keqe, me shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë.
Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar” – tha Berisha.
“Tani po vazhdojnë analizat e tjera por ky akt kriminal i Edi Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij në funksion të deputetit dhe të mjekut qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de fakto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar.
Ky rast është një kushtrim, është një apel për çdo shqiptar. Duhet të ngrihemi dhe të largojmë me të gjitha mjetet këtë regjim kriminal. Nga dje gjer sot janë pa të palogosurit e sotit, as vetëm dje, janë mbi 70 të plagosur. 70 të plagosur ua them unë. Rreth 50 janë të trajtuar në dhe ishte komunikata e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbi 20 kanë trajtuar mjekët në qendrën që kanë ngritur afër Tajvanit të plagosur edhe me plagë serioze, fare serioze por që kanë preferuar për arsye të ndryshme të marrin ndihmën aty dhe jo të drejtohen në spital” – tha Berisha. /LAPSI.al