Flash

Shenja në fytyrë e Franck Ribery: "Kudo që shkoja më fiksonin: vuaja, por kurrë nuk qava"

Lapsi.al 22 September 2019
Shenja në fytyrë e Franck Ribery: "Kudo që shkoja më

Franck Ribery është një profesionist i realizuar e i famshëm në të gjithë botën. Me topin ndër këmbë zbavit njerëzit, duke marrë gjithë vëmendjen, pikërisht ajo vëmendje që ndoshta i bëri fëmijërinë të vështirë. E gjitha për fajin e atij aksidenti të mallkuar që i shënjoi jetën, jo vetëm në sensin figurativ. I gjithë faji i asaj shenje që mban në fytyrë: sulmuesi i Fiorentina ka folur për të në Canal+.

"Ajo shenjë - ka shpjeguar - më ka dhënë forcë e ka temperuar karakterin tim. Nuk është e lehtë të jesh një fëmijë e të kesh një shenjë të tillë. Të përballosh e të pranosh mënyrën se si të tjerët të shohin, komentet që bëjnë... Familja ime ka vuajtur shumë për këtë. Njerëzit më shihnin, thoshin se shenja ime ishte e tmerrshme. Kudo ku shkoja isha i vëzhguar. Vetam pas shumë kohësh mësova të jetoj me të e të gjej forcë në shikimet e njerëzve".

Sot është shumë më e lehtë të shohësh Ribery në një mënyrë tjetër. Por për të voglin Franck ka qenë shumë e vështirë... "Nuk kam shkuar kurrë të qaj në një cep, e pra kam vuajtur shumë. Shenja është pjesë e imja, njerëzit duhet të më pranojnë si jam".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI