Flash

F1/ Hamilton dyshues tek Ferrari: "Nuk e di ku e gjetën këtë ritëm"

Lapsi.al 22 September 2019
F1/ Hamilton dyshues tek Ferrari: "Nuk e di ku e gjetën këtë

Lewis Hamilton priste një fundjavë ndryshe e përkundrazi surpriza e parë e keqe mbërriti që në kualifikueset e Singapore. "Nuk e di ku e gjeti Ferrari këtë ritëm, nuk dukeshin ata në pistë. Leclerc bri një xhiro të jashtëzakonshme. Për të qenë përpara kisha nevojë për dicka speciale. Jam i sigurtë se preka edhe murin gjatë xhiros. Jam i kënaqur që jam në vijën e parë, do të provoj ti befasoj në garë. Mund të jemi agresivë", ka thënë anglezi i Mercedes.

"Mendonim se do të luftonim me Red Bull, nuk e prisnim që Ferrari të ishte kaq i fortë e të na duhej të qendronim pas tyre. E pata të vështirë të luftoja, por perspektiva është se do të jetë një garë e bukur ", tha Hamilton në konferencë për shtyp. Pas një gjysme të parë sezoni për tu harruar ku Mercedes merrte praktikisht gjithnjë dy vendet e para, duke i dhënë një ndihmë të madhe Hamilton të shkojë drejt titullit kampion, gjërat kanë ndryshuar si me dorë në tre garat e fundit, ku Ferrari është kthyer të jetë fitues...

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI