Flash

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Video/ Inter dërgon Djallin në Ferr: shënojnë ato që u grindën të enjten

Lapsi.al 21 September 2019
Video/ Inter dërgon Djallin në Ferr: shënojnë ato që u

Inter fiton derbin 2-0 e fluturon në kuotën e 12 pikëve pas katër fitoreve në katër ndeshje. Milan i Giampaolo reziston një pjesë loje, pastaj dorëzohet ndaj golave të Brozovic e Lukaku. Suksesi i parë në derbin e Madonnina për Antonio Conte, që ka arritur të rikthejë entuziazmin pak ditë nga zhgënjimi i marrë në Champions përballë Slavia Prage.

Zikaltrit e nisën më mirë, duke bërë presing lart e duke e detyruar Donnarumma të bënte dy pritje të vështira ndaj Lukaku e Lautaro. Në rastin e dytë D'Ambrosio goditi shtyllën me portën bosh, pas grushtimit të portierit kuqezi. Kuqezinjtë e patën të vështirë të futeshin në lojë dhe pak më vonë shpëtuan nga pozicioni jashtë loje milimetrik gjithnjë të D'Ambrosio, që u pasua nga një tjetër pritje decizive nga Donnarumma e goli i kotë i Lautaros që e shtyu topin në rrjetë. Vetëm në fund të pjesës së parë u pa Milan: Suso, pas një kundërsulmi brilant, coi dëm gjithcka duke goditur mbi Asamoah, në vend të shërbente për Leao krejt i vetëm. Pastaj portugezi i ri krosoi për Piatek, që me kokë e ngriti shumë shënjestrën.

Pushimi i ndeshjes shuajti edhe atë rritje të Milan e në fillim të pjesës së dytë Inter merr avantazhin: në të 49' Sensi pason shkurt për Brozovic që godet dhe mposht portierin, falë edhe një devijimi të Leao. Skuadra e Giampaolo e ndjen goditjen, edhe pse tekniku kuqezi ndryshon me Paquetà e Theo Hernandez, pa mundur të ndalë Inter të dyfishojë rezultatin në të 78' me Lukaku, që me kokë shfrytëzon asist e Barella. Traversat ndalin Politano e Theo Hernandez, por derbi tani është i vendosur: fiton Inter, që i lë kushërinjtë -6 pas vetëm 4 javësh.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI