Flash

Superiore/ Skënderbeu i 'nëpërkëmbur' i shkakton Teutës humbjen e parë

Lapsi.al 21 September 2019
Superiore/ Skënderbeu i 'nëpërkëmbur' i shkakton

Një fitore si përgjigje për skeptikët, ose edhe ata që e konsideruan të mbaruar, menjëherë pas dy humbjeve radhazi të pësuara në kampionat. Skënderbeu kthehet tek suksesi, me një strategji tipike të teknikut Ilir Daja, që nxorri dinjitetin e skuadrës në momentin më të vështirë. Thyhet Teuta, për herë të parë në këtë kampionat, me një gol të Krasniqit, që i fut durrsakët në ujëra të turbullta, pas ndeshjes së dytë pa fitore.

4-2-3-1 i Dajës i ndërtuar rreth energjisë e kualitetit të Bregut i solli kokëçarje Shkëmbit në vizitën e tij në vendlindje si kundërshtar, edhe pse impaktin më të mirë me ndeshjen e patën blutë. Vecaj e Nikac u munduan ti jepnin intensitet manovrës dhe instalimi në gjysëmfushën korcare u duk se do të jepte rezultatin nga casti në cast. U duk e lehtë të presoje Skënderbeun, por llogaritë e Shkëmbit nuk ishin bërë me kundërsulmin e shpejtë korcar. Depërtimi i Mujës në minutën e 21 dhe koordinimi i Krasniqit me kokë janë imazhi i një ndeshje të fituar me mendje.

Teuta u godit poshtë brezit dhe e humbi qetësinë, në fushë e pankinë, duke bërë të duken të vështira edhe ato që ishin të thjeshta. Bregu mund të shfrytëzonte më mirë episodin e minutës së 71, kur gaboi kontrollin i vetëm me portierin. Në fakt, kjo është një nga pikat që Daja duhet të korigjojë, duke mos pasur luksin e një skuadre të blinduar: duhet të jetë efikas në mbylljen e lojës, për të mos rrezikuar si në goditjen e Çyrbes, në të 74, që mund të ndryshonte fatet e lojës. Teuta e kërkoi golin sa mundi, por javët e mëparshme e kanë shfaqur sindromën e tyre para portës. Madje gjërat mund të shkonin më keq, sepse Bregu në të 85, në specialitetin e tij goditjet e dënimit, e më pas Krasniqi në të tretën shtesë, frikësuan Frashërin. 9 pikë pas javësh nuk është një kuotë aspak e keqe, mjafton të kujtosh që Teuta, e konsideruar ndër pretendentët është me një pikë më pak e kjo legjitimon se formacioni i Shkëmbit duhet të ndryshojë marsh.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI