Flash

Tirana-Kukësi beteja për kreun, Lerda rrezikon pankinën kundër Bylis

Lapsi.al 21 September 2019
Tirana-Kukësi beteja për kreun, Lerda rrezikon pankinën

Mesjava e Kupës shërbeu për të ngritur moralin, për të korigjuar ndonjë defekt, apo edhe për të provuar lojtarë të rinj, por në fundjavë cështja bëhet përsëri serioze dhe gabimet nuk lejohen, sidomos për pjesën e lartë të renditjes.

E gjithë vëmendja është në sfidën e mbrëmjes mes Kukësit e Tiranës. Bardheblutë të pamundur në këtë start sezoni, kërkojnë të mos zhgënjejnë në përplasjen më të rëndësishme për ta deri tani. Skuadra e Memës vjen si kryesuese, por Kukësi i Duros ka një organikë prestigjoze që herët e vonë do të nxjerrë thonjtë, për të gërvishtur rivalët.

E provoi Partizani, që në javën e parë, por të kuqtë nuk kanë pse kthehen aq gjatë në memorie, sepse kanë të freskët humbjen me Lacin, që komplikoi pozitat e Lerdës. Kthehet Solomon, madje me gol nga Kupa, por Bylis nuk mundet me fjalë. Ballshiotët e Dovedan vijnë nga tre fitore radhazi mes kampionatit e Kupës, kështu që morali është në majë.

Skënderbeu pas dy humbjeve radhazi do të presë në shtëpi Teutën, me shpresën për të lënë pas serinë negative. Durrësakët nuk janë një kundërshtar i thjeshtë: kanë disa probleme me golin, nuk mundën dot Vllazninë me 10 lojtarë, por janë solidë dhe kërkojnë të mos shkëputen nga kryesuesit.

Test delikat për Dajën, që kërkon ti rizgjojë bardhekuqtë ashtu si edhe për Vllazninë që prêt në Shkodër Luftëtarin, në kërkim të një tjetër fitore kundër një rivali direct. Shkodranët nuk kanë treguar nivel të keq në javën e fundit dhe nuk mund të cojnë dëm këtë mundësi, që kërkon ta shfrytëzojë në anën tjetër Flamurtari, për të mos u ndarë nga të tjerët në fund të renditjes. Pa pikë në katër javë, për vlonjatët, që lanë pushim skuadrën në Kupë për të menduar për kampionatin, ndeshja me Lacin është më shumë se e rëndësishme…

NDESHJET, JAVA E 5-të

Sot

Skënderbeu 16 : 00 Teuta

Partizani 16 : 00 Bylis

Kukësi 19 : 00 Tirana

Nesër

Vllaznia 16 : 00 Luftëtari

Flamurtari 16 : 00 Laçi

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI