Flash

Dështimi i Inter thërritet në kombëtaren më të titulluar të botës: Tite i beson Gabigol pas tre vitesh

Lapsi.al 20 September 2019
Dështimi i Inter thërritet në kombëtaren më të
Një shans i ri. Pas tre vjetësh Gabriel Barbosa thërritet përsëri nga kombëtarja e Brazilit. Sulmuesi i Flamengo, por edne në pronësi të Inter, kishte luajtur me Seleção për herën e fundit në Centennial America's Cup. Tashmë, dështimi i madh i zikaltërve, do të veshë fanellën verdhejeshile për dy miqësoret e Brazilit, kundër Senegal e Nigerisë në 10 e 13 tetor, në Singapore. Në Itali nuk arriti të thyente zemrat e tifozëve interistë, por në Brazil fanella e Flamengos i ka dhënë atij një jetë të dytë. Gabigol në përfundim të fazës së parë të Brasilerao, i ka bindur edhe më skeptikët për kualitetin e tij: është shënuesi më i mirë i kampionatit me 16 gola të realizuar, praktikisht një cdo 87' minuta. Flamengo është e gatshme ta blejë përfundimisht nga Inter: akordi mund të perfeksionohet në dhjetor në bazën e 18 milionë euro. Gabigol nuk është e vetmja e re në listën e Tite: prezent edhe portieri i Santos, fituesi i Kupës së Brazilit me Athletico-PR e mbrojtësi i Flamengo Rodrigo Caio. Janë thirrur për herë të parë mesfushori i Grêmio Matheus Henrique e mbrojtësi i krahut Renan Lodi. Tite ka grumbulluar shtatë futbollistë që luajnë aktualisht në Brazil e 16 "të huaj". Paris Saint-Germain është skuadra me numrin më të madh të lojtarëve, tre, ndërsa Real Madrid, Juventus e Manchester City kanë nga dy secili.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI