Flash

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Foto provokuese me Mbappe: Areola i kërkon ndjesë tifozëve të Real pas gafës që shkaktoi polemika

Lapsi.al 20 September 2019
Foto provokuese me Mbappe: Areola i kërkon ndjesë tifozëve
“Të dashur tifozë të Real Madrid, ndihem shumë i trishtuar për disa komente që lidheshin me një foto që qarkullon në rrjetet sociale". Alphonse Areola, portieri i ri i Blancos, ka përdorur faqen e tij në Instagram për ti kërkuar ndjesë tifozëve të tij të rinj, që ishin nervozuar shumë për foton e portierit francez të merengues me Kylian Mbappé pas fitores bindëse të Psg në Champions League përballë spanjollëve. "Dua që të gjithë tifozët e Real ta dinë se që kur firmosa për këtë klub, zemra ime është blanco" ka shkruar Areola. Tifozët e Real akuzonin Areola, që mbërriti në verë i huazuar nga Psg, për mungesë respekti e mungesë përkatësie ndaj Real, por portieri i datëlindjes ’93 ka dashur të qartësojë që buzqeshja e fiksuar në atë foto ishte për takimin me mikun e tij të madh Kylian Mbappé e se impenjimi i tij është i gjithi për Real: "Nuk mund të duroj as dyshimin më të vogël lidhur me motivimet e mia, ndërshmërinë e përfshirjen tek Real Madrid, Madridin tonë. Humbja me ka goditur mua e të gjithë ata që formojnë këtë familje të madhe. Pas ndeshjes u takova me ish-shokët e skuadrës e miqtë që nuk kishin kohë të më përshëndesnin kur u largova. I kërkoj ndjesë tifozëve që janë ndjerë të fyer, nuk ishte qëllimi im e shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese. Hala Madrid!”.
View this post on Instagram

Querida afición del Real Madrid: me siento muy triste por algunos comentarios a una foto que circula en las redes sociales. Quiero que todos los madridistas sepan que mi corazón es blanco desde que fiché por este club y no puedo soportar la menor duda sobre mi motivación, mi lealtad y mi implicación por el Real Madrid, nuestro Madrid. La derrota de ayer me ha afectado al igual que a todos los que formamos esta gran familia. Tras el partido tuve un reencuentro con mis ex compañeros y amigos, a quienes no me había dado tiempo de despedirme. Por eso, reitero mis disculpas a los madridistas que se hayan sentido ofendidos, no era mi deseo y espero que todos juntos podamos lograr muchos éxitos Hala Madrid!! @realmadrid #halamadrid

A post shared by Alphonse Areola (@areolaofficiel) on

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI