Flash

Barcellona sulmon De Ligt: "Hollandezi zgjodhi Juventus për taksat"

Lapsi.al 20 September 2019
Barcellona sulmon De Ligt: "Hollandezi zgjodhi Juventus për

Dy ishin objektivat e mëdhenj që Barcellona nuk i arriti dot: Neymar e De Ligt. Nëse për brazilianin nuk u arrit asnjëherë akordi me Paris Saint Germain, hollandezi përfundoi tek Juventus e, sipas Oscar Grau, drejtorit ezkekutiv blaugrana, për një motiv që nuk varej nga klubi spanjoll. "Bëmë një ofertë për De Ligt, por preferoi Juventus ku taksat italiane i lejojnë të ketë një pagesë më të lartë" ka deklaruar ai.

Sipas drejtuesit katalanas ajo e mbrojtësit ishte një zgjedhje e pastër ekonomike. Dekreti i Rritjes, që do të nisë nga janari 2020, do ti lejojë punëtorëve (si të huaj ashtu dhe italianë) të transferuar në Itali

për të nxjerrë tatimin mbi të ardhurat e tatueshme me taksën në 50% të të ardhurave totale (kundrejt 85% të Spanjës).

De Ligt ka një pagesë bruto prej rreth 15 milion euro, pra rreth 7.5 neto, në të cilën hollandezi paguan rreth 1.600.000 euro taksë mbi të ardhurat personale (duke kursyer, falë Dekretit të Rritjes, një shifër të përafërt).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI