Flash

"Nuk dua të shoh më një skuadër kaq të lëshuar": e vërteta mbi konfliktin Lukaku-Brozovic

Lapsi.al 19 September 2019
"Nuk dua të shoh më një skuadër kaq të

"Nuk dua të shoh më një skuadër kaq të lëshuar dhe pa uri": pasi mori përsipër gjithë përgjegjësinë për barazimin me Slavia Praga, Antonio Conte ka ngritur tonet ndaj lojtarëve të Inter. Në fillim një seancë video në të cilën analizoi gjithë gabimet e bëra nga të tijtë në debutimin zhgënjyes në Champions League, pastaj një diskutim motivues për të karikuar lojtarët, për ti kthyer ato shkëndija që munguan në San Siro e që do të jenë thelbësore të shtunën në mbrëmje për të cuar në shtëpi një rezultat pozitiv në derbi.

Conte ka dashur të theksojë se kërkon një grup kompakt: konfrontimet konstruktive si ai që ndodhi në pushim të ndeshjes së Champions, në dhomat e zhveshjes në Meazza, mes Lukaku e Brozovic, nuk janë problem, por objektivi duhet të jetë vetëm ai i fitores me një skudër të bashkuar.

Në pushim të ndeshjes, Conte i kishte lënë lojtarët të flisnin mbi cfarë nuk po shkonte mirë. Lukaku i kishte kërkuar shokëve të luanin më me kurajo, të kërkonin ta shërbenin jo vetëm me topa të gjatë e me shpinë nga porta, por Brozovic ka replikuar keq, duke nxehur gjakrat. Një përplasje disi e ndezur por normale mes dy pjesëve të një ndeshje kaq të rëndësishme. Tani mbetet për të parë si do ta përjetojnë dy lojtarët episodin në vazhdim...

Të këshilluara

Lerda: "Partizani nis kthesën ndaj Bylis"

Shifrat nuk janë optimiste, performancat në kampionat gjithashtu, por fitorja në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Vorës 0-3 ka sjellë entuziazëm në...

15:08

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI