Flash

Video/ PSG turpëron Real në Champions, skuadra tjetër e Madridit shpëton në fund përballë Juventus

Lapsi.al 18 September 2019
Video/ PSG turpëron Real në Champions, skuadra tjetër e Madridit

Spektakël, befasi, emocione të minutave të fundit, leksion e futbolli e gola: 24 në 8 ndeshjet e të mërkurës së Champions. Turpërohet në Parc de Prince Real Madrid, përballë një PSG që për më tepër nuk kishte tre yjet e tij më të shndritshëm Neymar, Mbappe e Cavani. Shkon më mirë për skuadrën tjetër të Madridit, edhe pse Atletico shpëton nga humbja vetëm në minutën e fundit kundër Juventus. Shkon mirë për Bayern, Manchester City, por jo për Tottenham.

Në grupin A padronin e bën PSG, që mposht rivalët direkt me tre gola dhe shumë spektakël, nën sytë e O'Ney dhe Mbappe në tribunën e Parc de Prince. Icardi nuk lë gjurmë, por Di Maria po. Argjentinasi shkatërron në pak minuta prapavijën e merengues, që nuk njiheshin në këtë ndeshje. Skuadra e Tuchel dominoi përballë Real me golat e shënuar në minutën e 14, edhe pse e nxorri më të mirën e repertorit në të 33, kur mposhti me një të majtë spektakolare portierin e Madrid. Goli i tretë reflekton shthurjen totale të prapavijës së Zidane, që bëhet qesharak nga Sarabia e Munier. Kryeson i vetëm PSG, sepse Brugge e Gallatasaray bëjnë paqe e ndajnë pikën pa gola.

Bayern Munchen tregon se kush komandon në grupin B, duke shkatërruar 3-0 Crvena Zvezda në Allianz Arena. Nuk mund të vinin në diskutim këtë ndeshje bavarezët, për më tepër që Totenham kishte barazuar 2-2 pasdite vonë kundër Olympiacos në Greqi. Skuadra e Kovac, racionale si e ka karakteristikën, fundos serbët me golat e Coman, Lewandowski e Muller. Gabime të mbrojtjes së Zvezda në golin e polakut, shpërqendrim total, në goditjen e dënimit me skemë të finalizuar nga Muller.

City shkatërron Shakhtar Donetsk me tre gola në Ukrainë, por përsëri nuk është i pari i grupit C. Kjo sepse Dinamo e Zagreb bën poker në shtëpi përballë Atalantës. Debutimi absolut i italianëve është shumë i hidhur, edhe pse shorti e kishte vënë përballë një formacioni jo të parezistueshëm si kampionët e Kroacisë. Gjithësesi, katër gola dhe një performancë për tu harruar nga të besuarit e Gasperinit. Nuk ka mundur të bëjë asgjë Gjimshiti përballë valangës ofensive të Zagreb.

Në Ukrainë, Guardiola sheh skuadrën e tij të kthehet shkatërrimtare me golat e Mahrez, Gundogan e Jesus. Algjeriani ka hapur serinë e golave në të 24, ndërsa mesfushori ka vënë në siguri rezultatin 7 minuta nga fundi i pjesës së parë. Në fund, Jesus ka vënë shenjën e tij në një ndeshje pozitive për brazilianin.

Një ndeshje delikate, ajo e debutimit në Champions për Juventus, në një transfertë ku bardhezinjtë nuk e kanë patur asnjëherë të lehtë jetën. E pavarësisht avantazhit të dyfishtë, e përfundojnë ndeshjen në barazim 2-2, duke i lënë kreun e Grupit D Lokomotivës së Moskës, fituese në Gjermani kundër Leverkusen. Në mbrëmjen kur Atletico Madrid i frikësohej Cristiano Ronaldos, tmerruesin e bëri Cuadrado. Kolumbiani ishte spektakolar me të majtën, pas një driblimi në hyrje të zonës, duke e lënë të palëvizur Oblak.

Në Wanda Metropolitano bardhezinjtë e Sarrit, pas avantazhit morën krahë dhe shënuan të dytin, me një aksion brilant në minutën e 65. Krosimi i Alex Sandro ishte i përpiktë për Matuidi që me kokë mposhti Oblak për herë të dytë, duke dhënë idenë e një fitore të madhe.

Këtu u fut në lojë krenaria e Atletico dhe karikimi i Simeones. Juventus, deri në atë moment i pakapshëm u ndëshkua në një moment paqartësie në një goditje standarde. Savic shtyu në rrjetë një top që parakaloi gjithë vijën e portës, duke i dhënë shpresë Colchoneros për të rikuperuar rezultatin.

Pikërisht në fund, në të fundit e kohës së rregullt Atletico barazoi rezultatin, duke i hequr nga duart Sarrit tre pikët e debutimit në Europë. Cristiano Ronaldo këtë herë nuk shënoi dot ndaj viktimës së tij të preferuar, edhe pse i shkoi fare pranë në minutën e tretë shtesë, me një veprim magjik. Në fund një pikë për dy të fortat dhe pak shpresë për rusët e hekurudhave.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

Club Brugge 0 - 0 Galatasaray

Paris Saint-Germain 3 - 0 Real Madrid

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

Olympiacos 2 - 2 Tottenham Hotspur

FC Bayern München 3 - 0 FK Crvena Zvezda

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

Dinamo Zagreb 4 - 0 Atalanta

Shakhtar Donetsk 0 - 3 Manchester City

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

Atletico Madrid 2 - 2 Juventus

Bayer Leverkusen 1 - 2 Lokomotiv Moscow

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI