Flash

Franca me një trofe më pak: zhduket Kupa e Ligës

Lapsi.al 18 September 2019
Franca me një trofe më pak: zhduket Kupa e Ligës

Lajmi nuk ka tronditur askënd, e me siguri as tifozët, por është natyrisht dicka e pazakontë: duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Franca nuk do të ketë më Coupe de la Ligue. Ajo që po zhvillohet ndërkohë është kompeticioni i 26 dhe i fundit, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë tjetër cudi, që për momentin nuk janë të mendueshme. Lajmin e ka bërë publik LFP përmes një komunikate të elokuente.

"Të mbledhur sot, 18 shtator, Këshilli i Administrimit e pastaj Asamblejae Përgjithshme e LFP kanë vendosur të ndërpresin organizimin e Kupës së Ligës në përfundim të edicionit 2019-20. Ky vendim lejon lehtësimin e kalendarit të kompeticionit, ti japë më shumë kohë për rikuperim lojtarëve e të ofrojë një vend shtesë në kupat e Europës përmes klasifikimit të Ligue 1 në përfundim të sezonit 2020-21".

E krijuar në 1994, trofeu nuk është konsideruar kurrë një objektiv i vërtetë i klubeve: zhduket për shkak të mungesës së emitentëve televizivë të gatshëm të blejnë të drejtën e transmetimit. Në 25 vjet, Psg e ka fituar 8 herë, nga të cilat 5 radhazi mes 2013 e 2018, ndërsa në sezonin e shkuar triumfoi surprizisht Strasburgu, në finale me Guingamp. Por në diferencë me Kupën e Francës, ku shpesh skuadra diletante shkojnë deri në fund, Kupa e Ligës nuk arriti kurrë të ngrohte zemrën e tifozëve. E askush nuk do tia ndjejë mungesën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI