Flash

Kupa e Shqipërisë: raundi i parë i kompeticionit nuk rrezikon pretendentët

Lapsi.al 18 September 2019
Kupa e Shqipërisë: raundi i parë i kompeticionit nuk rrezikon

Mesjava e futbollit në vend është e gjitha e Kupës së Shqipërisë, që luan aktin e parë, me në lojë të gjitha skuadrat. Nuk rrezikojnë asgjë skuadrat pretendente, të ndara në grupet A e B e në përplasje me rivalë inferior, gjithnjë duke përjashtuar surprizat.

Partizani ka mundësinë më të mirë të kthehet tek fitorja në transfertën e Vorës, pas humbjes në kampionat me Lacin. Për të kuqtë një kompeticion aspak për tu nënvleftësuar, ashtu si edhe për Tiranën e Teutë, dy të tjera të forta në Grupin A. Bardheblutë që nuk njohin humbje në këtë sezon, duhet të vazhdojnë ecurinë edhe në Shënkoll përballë vendasve, në një sfidë ku Mema nuk do të kursejë turnover. Teuta do të luajë në Pukë përballë Tërbunit, ndërsa nuk duket se do të rrezikojnë, pavarësisht vështirësive as Vllaznia e Flamurtari. Betejat më entuziaste duket të jenë ato të përplasjeve mes skuadrave të Kategorisë së Parë: derbi Iliria-Kastrioti, përplasja mes Erzenit e Dinamos dhe 90 minutat e Peshkopisë, ku Korabi mirëpret Besëlidhjen e Plorit.

Në grupin B kukësi ndihet favoriti i madh dhe nuk ka ndërmend të vendosë në diskutim takimin me Shkumbinin. Për të besuarit e Duros një shans për tu ringritur nga goditja e marrë në Ballsh. Derbi Devolli Skënderbeu mund të jetë ndeshje interesante, në të cilën natyrisht duhet parë impenjimi që Daja do ti bëjë bardhekuqve. Nuk duket të ketë problem Laci në Elbasan, e as Bylis, por Luftëtari rrezikon shumë në transfertën e Cërrikut me Turbinën, duke patur parasysh cfarë ka treguar në javët e para të kampionatit. Intersante edhe përballjet Lushnja-Orikumi, Egnatia-Besa dhe Apolonia-Kamza

KUPA E SHQIPËRISË, RAUNDI 1, 18 shtator

Grupi A

Vora-Partizani 16:00

Tërbuni-Teuta 16:00

Veleçiku-Flamurtari 16:00

Shënkolli-Tirana 16:00

Iliria-Kastrioti 16:00

Burreli-Vllaznia 16:00

Erzeni-Dinamo 16:00

Korabi-Besëlidhja 16:00

Grupi B

Shkumbini-Kukësi 16:00

Devolli-Skënderbeu 16:00

Elbasani-Laçi 16:00

Turbina-Luftëtari 16:00

Apolonia-Kamza 16:00

Pogradeci-Bylisi 16:00

Egnatia-Besa 16:00

Lushnja-Orikumi 16:00

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI