Flash

Video/ Rrëzim i kampionëve të Liverpool, Barcelonën e shpëton Ter Stegen, Lampard debuton me humbje

Lapsi.al 17 September 2019
Video/ Rrëzim i kampionëve të Liverpool, Barcelonën e

Champions League nis rrugëtimin e gjatë me mbrëmjen e parë të elitës së futbollit Europian. Nuk mungojnë befasitë, rrëzohen mitet dhe shënohen lumë golash, përvecse aty ku pritej më shumë: Dortmund-Barcellona është barazimi i vetëm pa gola i mbrëmjes.

Ashtu si një vit më parë, ashtu si kishte deklaruar: Klopp i sjell mbarësi Mertens dhe Liverpool rrëzohet 2-0 në San Paolo. Në një ndeshje të ekuilibruar ku të dyja skuadrat mund të kalonin në avantazh, një penallti naive e shkaktuar nga Robertson, në minutën e 80, për ndërhyrjen e gabuar ndaj Callejon, zgjidhi ndeshjen për skuadrën e Ancelotti dhe i dha mundësinë Mertens të shënojë nga pika e bardhë. Belgu rrezikoi ta shohë goditjen e tij të pritej nga Adrian, por në fund topi përfundon në rrjetë duke ndezur entuziazmin e Napolit për një fitore në shtëpi kundër kampionëve në fuqi të Europës, që u kompletua në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Fernando Llorente. Spanjolli i sapofutur përfitoi nga një tjetër neglizhencë e Robertson, duke thyer për herë të dytë Adrian.

Tre pikë të jashtëzakonshme për Napolin, që rrëmben fitoren kundër skuadrës më të fortë të grupit E, por sërisht duhet të shohë kreun nga vendi i dytë. Me tre pikë, por me një fitore 6-2 Salsburg shkatërron belgët e Genk, duke dhënë një sinjal të fortë për dyshen pretendente, se kundër austriakëve do të ketë probleme.

Fati i Barcelonës u vendos i gjithi në duart e Ter Stegen. Në fakt jo vetëm katalnasve, por edhe Inter, që me një fitore të Borussia Dortmund në sfidën kundër blaugranave, do ta shihet kualifikimin të kompromentuar, pas barazimit në shtëpi kundër Slavia Prague. Por Dortmund e humbi mundësinë nga pika e bardhë ti shkaktonte humbjen në debutim Barcelonës dhe të merrte kryesimin e grupit. Tani të gjithë janë me një pikë dhe ndeshjet e dyta do të jenë shumë të rëndësishme.

Në grupin G, skuadra tjetër Red Bull, ajo e Lejpzig është imponuar me dy gola të Werner, në shtëpinë e Benfikës, duke marrë menjëherë kryesimin. Në minutën e 67 dhe 78 sulmuesi i kombëtares gjermane ka ndëshkruar prapavijën portugeze, duke e bërë të pamundur kthimin e rezultatin, që vetëm u ngushtua nga goli i Seferovic 6 minuta nga fundi. Në ndeshjen tjetër, Lyon e humbi mundësinë për të siguruar tre pikët në shtëpi, pavarësisht golit me penallti të Depay, që barazoi rezultatin që në minutën e 50.

Debuton me humbje në Champions Frank Lampard dhe Chelsea i tij në Grupin H. Në Stamford Bridge vendosi goli i Rodrigo dhe fakti që tek londinezët ndihet mungesa e një lideri të aftë të tërheqë skuadrën në momentet e vështira. Hazard ka lënë një boshllëk të madh, që Abraham nuk mund ta plotësojë dhe penalltia e humbur nga Barkley në minutën e 84 është tregues se Blues nuk e kanë njeriun vendimtar. Spanjollët, edhe pse me grevë lojtarësh para ndeshjes, kanë marrë tre pikët që i vendosin menjëherë në ndjekje të Ajax, por me diferencën se kanë mundur në transfertë kundërshtarin më të fortë.

Pa dyshen e artë de Ligt e de Jong, Ajax nuk duket se ka humbur dëshirën për tu përfaqësuar në mënyrën më të mirë në këtë edicion të Champions. Hollandezët kanë shkatërruar 3-0 Lille, duke rrëmbyer që në fillim vendin e parë, e duke vënë nën presion Valencian, por edhe Chelsea. Serinë e golave e hapi Promes në të 18, duke e bërë shumë më të thjeshtë kapitullimin e francezëve. Alvarez dyfishoi shifrat bë të 50, përpara se Tagliafico të vuloste shifrat në minutën e 62. Tani të gjithë janë të paralajmëruar, skuadra e Ten Hag nuk bën shaka...

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

Napoli 2 - 0 Liverpool

Salzburg 6 - 2 Genk

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

Inter 1 - 1 Slavia Prague

Borussia Dortmund 0 - 0 Barcelona

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

Lyon 1 - 1 Zenit St. Petersburg

Benfica 1 - 2 RasenBallsport Leipzig

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

Ajax 3 - 0 Lille

Chelsea 0 - 1 Valencia

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI