Flash

Video/ Inter i shëmtuar në Europë: ish-sulmuesi i Skënderbeut fut në telashe Conte

Lapsi.al 17 September 2019
Video/ Inter i shëmtuar në Europë: ish-sulmuesi i

Ka nisur me një hap fals aventura në Champions League e Inter, që në San Siro barazon 1-1 kundër Slavia Praga, në kartë skuadra më e dobët e grupit. Përfaqësim i shëmtuar i zikaltërve, të ngadaltë, pa ide e gati asnjëherë të rrezikshëm. Asnjë humbje në kampionat, por ndalesën e parë Inter i Antonio Conte ia shkaktoi një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar. Peter Olainka, ish-sulmuesi i Bylis e Skënderbeut, mposhti Handanovic në minutën e 63, duke i dhënë avantazhin befasues Slavia Prague, në debutimin në Champions, që italianët e fshinë vetëm në minutën e dytë shtesë me Barella.

Një rezultat që mund ti komplikojë keq kualifikimin në 1/8 e finaleve skuadrës së Conte. Pas një fillimi të mirë në kampionat, debutimi europian është tronditës për zikaltrit që evitojnë vetëm në fund rrëzimin e madh kundër cekëve, që hoqën menjëherë epitetin 'jastëk' i grupit. Ajo që duhet të shqetësojë Conte e gjithë ambjentin zikaltër, është hapi prapa në aspektin e lojës: qarkullim i ngadaltë, topa të gjatë lehtësisht të kapshëm nga kundërshtarët, manovra pak fluide e gati gjithnjë në vështirësi në presingun e kundërshtarëve. Një Inter vërtetë i shëmtuar që duhet të falenderojë fatin e mirë, sepse Barella u tregua i aftë të ndodhet në vendin e duhur në momentin e duhur, por devijimi i mbrojtësit cek ishte deciziv për të mposhtur portierin Kolar, deri në atë moment i kujdesshëm në ato pak raste që u thërrit në cështje. Java që të con tek derbi nuk ka nisur mirë e vetë Conte shpresonte në një tjetër rezultat për debutimin e tij në Europë me Inter.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI