Flash

Nuk ka paqe për Icardi: sulmuesi në telashe tek PSG, për “fajin” e Messi

Lapsi.al 17 September 2019
Nuk ka paqe për Icardi: sulmuesi në telashe tek PSG, për

Pas telenovelës braziliane, ja edhe ajo argjentinse, me protagonistë po aq të shkëlqyer. Nuk është më cështja Neymar, i sulmuar nga tifozeria parisiene pas dështimit për tu kthyer tek Barcellona, por në lojë është futur Messi. Në një kryqëzim që përfshin Wanda Nara, Icardi, e madje edhe Di Maria e Paredes. Nuk ka paqe për dhomat e zhveshjes së Psg, të paktën sipas skenarit të zbuluar nga L'Equipe.

Faji është i Messi, e kështu Paredes e Di Maria nuk kanë ndërmend ta bezdisin. Sipas të përditshmes sportive franceze, ylli i Barcelonës është në fakt mik i Maxi Lopez, ish-burri i Wanda, që në ditën e zyrtarizimit të kalimit të Icardi në Paris postoi edhe një foto përshëndetëse me mikun tjetër Neymar. Por kjo është një tjetër histori. Ndikimi i Pleshtit të Argjentinës nuk përfshin brazilianin, akoma, por dy bashkëkombasit e Psg që, sipas l'Equipe, për të mos djegur mbështetjen e Messi në kombëtare, po mbajnë distancë nga Icardi, që në sytë e kampionit blaugrana është fajtor se i mori gruan sulmuesit të Crotone.

E frikës për të mos u ngatërruar me kapitenin e Argjentinës, i shtohet edhe besnikëria ndaj Cavanit (që me ardhjen e Icardi rrezikon vendin) me të cilin Di Maria e Paredes kalojnë kohën e lirë. Një rindërtim i denjë për një telenovelë amerikanojugore, por që ka të vërteta brenda.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI